SJ: Një gazetar në Serbi ka marrë kërcënime me vdekje përmes telefonit

SJ: Një gazetar në Serbi ka marrë kërcënime me vdekje përmes telefonit

Redaktori i revistës “Drvotehnika” Dragojlo Blagojeviq ka marrë kërcënime me vdekje përmes një telefonate natën mes 12 dhe 13 korrikut. Kërcënimet pasuan pas publikimit të ri të revistës së muajit korrik.

“A je ti Dragojlo? Është ai i ndjeri, i cili vdiq një vit më parë? Oh, jo, ai nuk ka vdekur ende, ai do të vdesë, – i tha gazearit një zë mashkulli në telefon, duke paralajmëruar atë se do ta marrë vesh kush është. Me insistimin e Blagojeviçit për t’u prezantuar, burri tha se quhej Stanko Vasic, që, sipas gazetarit, ndoshta është një emër i rremë.

Ai supozon se kërcënimet kanë të bëjnë me shkrimin me titull “Shpërndarja e lëndëve të para nga pyjet shtetërore nën mbulesën e fshehtësisë”, i cili u publikua në numrin e fundit të revistës “Drvothenika”, të hënën, më 11 korrik.

Në tekstin e përmendur Blagojeviq shkruan se “disa njerëz të fuqishëm në industrinë e drurit rishesin drunjtë me dyfishin e çmimit, dhe shteti i toleron të gjitha këto për një kohë të gjatë”, si dhe se eksporti i asortimenteve të drurit po rritet dhe se “Përpunuesit vendas të drurit kanë probleme të mëdha në furnizimin me lëndë të parë, punëtorët u pushuan nga puna dhe ata importojnë lëndë të parë që bën kosto shumë më të larta të prodhimit. E gjithë kjo reflektohet në treg dhe në xhepin e klientit”.

“Është një kërcënim serioz që nuk shprehet aq lehtë, veçanërisht sepse jam i sigurt se është për shkak të tekstit që kam shkruar. Sigurisht që ndihem i kërcënuar, prandaj më duhej të flisja. Kam marrë shumë telefonata nga njerëz të industrisë së drurit të cilët më kanë mbështetur për shkak të tekstit të shkruar dhe kërcënimit që kam marrë”, tha Dragojlo Blagojeviq për rrjetin SafeJournalists, duke shtuar se kërcënimet i raportoi në polici.

Kjo nuk është hera e parë që Blagojevic merr kërcënime. Në të njëjtën mënyrë, në janar të vitit 2020, sipas Blagojeviqit, ai është kërcënuar nga drejtori i përgjithshëm i Ndërmarrjes Publike “Srbijašume”, Igor Braunoviq, dhe se ai rast ende nuk është zgjidhur. Braunovic më vonë tha se nuk ishte ai që e kërcënoi gazetarin.

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon ashpër kërcënimet drejtuar Blagojević-it dhe i bën thirrje policisë dhe prokurorisë që të reagojnë shpejt dhe të gjejnë dhe ndëshkojnë personin që kërcënoi gazetarin. Ne gjithashtu kërkojmë nga autoritetet që të zgjidhin kërcënimet e mëparshme. Mendojmë se ky proces po zgjat shumë.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 14 korrik 2022