Rreth nesh

Cilët jemi?

Rrjeti SafeJournalists (SJN) është i fokusuar në përmirësimin e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së medias në Ballkanin Perëndimor.

SJN u krijua në vitin 2015 si përgjigje ndaj rënies së vazhdueshme të sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së medias në Ballkanin Perëndimor dhe nevojës për një solidaritet më të madh brenda komunitetit të medias në rajon.

SJN mbledh shoqatat e gazetarëve dhe sindikatat në Ballkanin Perëndimor:

  • Serbi: Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (IJAS) – Koordinator i rrjetit
  • Bosnjë dhe Hercegovinë: Shoqata e Gazetarëve të BH (BHJA)
  • Kroaci: Shoqata e Gazetarëve Kroatë (CJA)
  • Kosovë: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AJK)
  • Maqedonia e Veriut: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (AJM)
  • Mali i Zi: Sindikata e Mediave të Malit të Zi (TUMM)
  • Shqipëri: një studiues i pavarur kryen aktivitetet

 

Misioni ynë

Të përmirësojmë bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të avokojmë për një mjedis të përshtatshëm për mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve dhe të gjithë punonjësve të tjerë të medias.

Çfarë bëjmë?

  • Monitorojm dhe regjistrojmë sistematikisht rastet e shkeljeve ndaj gazetarëve (dhe prodhojmë të dhëna të besueshme);
  • Nxjerrim raporte vjetore mbi sigurinë e gazetarëve dhe gjendjen e lirisë së medias në rajon (duke përdorur një metodologji unike);
  • Advokojmë për zgjidhje politike dhe ligjore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Ndërtojmë kapaciteteve të OSHC-ve dhe mediave lokale për të punuar në mënyrë aktive për të rritur sigurinë e gazetarëve dhe për të promovuar lirinë e medias.

 

Objektivat tona strategjike

  • Përmirësimi i kornizës ligjore dhe institucionale dhe krijimi i mekanizmave që mbrojnë sigurinë e gazetarëve, lirinë e shprehjes dhe informimit;
  • Forcimi i reagimit institucional për përmirësimin e sigurisë së gazetarëve dhe lirisë së shprehjes;
  • Përmirësimi i të drejtave profesionale të gazetarëve dhe punonjësve të medias, veçanërisht të grave dhe gazetarëve vendas;
  • SJN dhe anëtarët e saj njihen si aktorë të pavarur dhe me reputacion që përfaqësojnë interesat e gazetarëve;
  • SJN ka krijuar një mekanizëm të qëndrueshëm për të mbështetur përpjekjet e përbashkëta të anëtarëve të saj në lidhje me lirinë e shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve

 

Në të ardhmen

SJN do të vazhdojë të:

  • Kontribuoj në krijimin e një mjedisi të favorshëm në të cilin liria e shprehjes mund të ushtrohet pa pengesa;
  • Të sigurohet që kërcënimet, sulmet fizike, nxitja e dhunës dhe rastet e cenimit të privatësisë ndaj gazetarëve të ndiqen siç duhet dhe me shpejtësi nga organet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet gjyqësore, si dhe të dënohen publikisht nga zyrtarët qeveritarë;

 

Financimi

SJN është mbështetur kryesisht nga financimi i Komisionit Evropian (projektet janë realizuar në afatet e mëposhtme kohore: 1 janar 2016 – 31 dhjetor 2018, 1 shkurt 2020 – 31 mars 2023, 1 prill 2023 – 31 korrik 2026).

SJN është gjithashtu shumë mirënjohëse për mbështetjen financiare të donatorëve të mëposhtëm:

  • European Endowment for Democracy (në 2019)
  • Mbrojtësit e të Drejtave Civile
  • Trusti Ballkanik për Demokraci
  • MATRA
  • Shkolla e hapur e Beogradit
  • Ministria e Kulturës dhe Informacionit e Republikës së Serbisë
  • Qeveria e Republikës së Kroacisë – Zyra për Bashkëpunim me OJQ
  • Komisioni për ndarjen e një pjese të të ardhurave nga lojërat e fatit – Qeveria e Malit të Zi
  • Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve
  • Civica
  • Konrad Adenauer Stiftung