Kërcënime kundër medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 14.06.2023

Kërcënime kundër medieve dhe organizatave mediale, Prishtinë, 14.06.2023
  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Media

  • Emri i medias
    Klan Kosova
  • Lloji i platformës mediatike
    Radio
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    MINT
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    14.06.2023
  • Qyteti
    Prishtine
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Autoritetet - individët
  • Lloji i incidentit
    Kërcënime ndaj organeve dhe organizatave mediatike
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka pezulluar licensën e biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, përmes një vendimi të paargumentuar, pa specifikim të bazës ligjore dhe pa paralajmërim.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i tronditur me njoftimin e MINT, dhe e konsideron veprimin e qeverisë së kryeministrit, Albin Kurti, dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës, dhe përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale të Klan Kosovës. Në veçanti, ne jemi të shqetësuar me fatin e kolegëve tonë gazetarë, kameramanë dhe punëtore të tjerë të Klan Kosovës të cilët do të afektohen direkt negativisht nga ky vendim arbitrar. Konsiderojmë gjithashtu që ky vendim është marrë për të dërguar mesazh tek mediat tjera dhe është dëshmi e pakontestueshme që liria e medias dhe e shprehjes asnjëherë nuk ka qenë më në rrezik se sa aktualisht.

AGK-ja, do të jetë në kontakt me organizatat partnere ndërkombëtare për lirinë e medias për të denoncuar këtë akt të Qeverisë.