AGK dënon linçimet e degës së LDK-së në Suharekë ndaj gazetarit Uran Haxha

0
107

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon linçimet e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë në drejtim të gazetarit, Uran Haxha.

Dega e LDK-së në Suharekë mbrëmë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka linçuar gazetarin Haxha si “këshilltar i nëntokës së Bali Muharremajt”, kundërkandidatit të kësaj partie politike, dhe se sipas tyre me paraqitjen e Haxhës është devalvuar debati.

Për AGK-në është tejet shqetësuese se si një parti politike kategorizon gazetarët në mënyrë të tillë dhe madje u sugjeron televizioneve se kë duhet ftuar në debatet zgjedhore, që është ndërhyrje direkte në punën e medieve.

Ftojmë të gjitha partitë politike që të përmbahen nga gjuha denigruese ndaj gazetarëve dhe të zhvillojnë fushatë brenda standardeve.