AGK dënon sulmin ndaj ekipit të Evropës së Lirë

0
166
Një ekip i Radio Evropa e Lirë, ka qenë në mesin e shumë gazetarëve që janë sulmuar sot nga protestuesit lokalë në veri të Kosovës.
AGK-ja e ka pranuar me shqetësim lajmin se ekipi i këtij medium ndërkombëtar është rrethuar nga 50 persona, të cilët kanë kërkuar që të mos xhirohen.
Në tentim për ta marrë kamerën, e kanë dëmtuar atë dhe makinën taxi, me të cilën ishte duke udhëtuar ekipi. Fatmirësisht, ekipi ka arritur të largohet nga turma pa u lënduar.
AGK-ja u kërkon vazhdimisht organeve të rendit të kujdesen për sigurinë e gazetarëve në pjesën veriore të vendit.