AGK-ja dënon intervistimin në stacionin policor në Kaçanik të gazetarit Alban Muhaxheri

0
164

Gazetari dhe redaktori i portalit “Indeksonline”, Alban Muhaxheri, e ka njoftuar AGK-në, se është marrë në pyetje për disa orë në stacionin policor në Kaçanik, pas shkrimeve për një pjesëtar të Policisë në një faqe lokale të Facebookut.

Sipas Muhaxherit, atij i është kërkuar ta heqë shkrimin ose do të mbahej në paraburgim për 48 orë.

AGK-ja, e dënon ftesën e Policisë për intervistimin e gazetarit dhe e sheh këtë si presion të hapur për punën e medias.

AGK-ja gjithashtu e fton Policinë e Kosovës që ta hetojë sjelljen e zyrtarëve policorë dhe të kujdeset që ngjarje të tilla të mos përsëriten.