Ambasada e Holandës në Kosovë shtroi darkë/iftar për gazetarët ukrainas dhe afganë

0
67

Zv. Ambasadori i Holandës në Kosovë, Ronald Goldberg, shtroi darkë/iftar për gazetarët ukrainas dhe afganë që janë strehuar në Kosovë.

Kolegët gjatë këtij takimi ndanë përvojat e tyre të ikjes së detyrusheme nga Ukraina dhe Afghanistani, u njoftuan nga afër me z.Goldberg, si dhe punën e Ambasadës së Holandës në Kosovë.

Gazetarët në këtë takim u shoqëruan nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, dhe Zyrtarja për Komunikim, Rabije Hyseni.

Kolegët ukrainas dhe afganë janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo, që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe iniciativa Hannah Arendt, si dhe implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.