Avokimi për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Bruksel

0
169
Source/Author: Safe Journalists
Source/Photo: Safe Journalists

Si pjesë e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt në Ballkanin Perëndimor, Dr. Blerjana Bino, Hulumtuese e SJ në Shqipëri, pati privilegjin t’i bashkohej një vizite avokuese në Bruksel në datat 7-8 mars, të organizuar nga Federata Evropiane e Gazetarëve. Fokusi i diskutimeve ishte liria e medias, siguria e gazetarëve dhe lufta kundër dezinformimit dhe manipulimit të informacionit, duke theksuar nevojën për të forcuar gazetarinë profesionale dhe përmbajtjen cilësore.

Ekipi i Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt u takua me përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe Drejtoria e Përgjithshme për Politikat e Jashtme të Bashkimit në Parlamentin Evropian. Gjithashtu, Dr. Bino dhe kolegë nga AGK morën pjesë në takimin “Mediat e Ballkanit Perëndimor – të humbur në dezinformim?” organizuar nga eurodeputetja Viola von Cramon, Irena Joveva dhe Andreas Schieder.

Gjatë vizitës, Dr. Bino prezantoi Raportin mbi Treguesit e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri në vitin 2022, zhvillimet e pritshme në peizazhin mediatik në vitin 2023 dhe rekomandimet. Diskutimet u fokusuan në sfidat me të cilat përballen gazetarët në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aksesin në informacion dhe kushtet e punës, si dhe cilësinë e përmbajtjes dhe çrregullimin e informacionit.

Dr. Bino theksoi rëndësinë e prioritizimit të gjithëpërfshirjes, pronësisë lokale dhe konsultimit të vërtetë me aktorët përkatës në përpjekjet për të përmirësuar lirinë e medias. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt do të vazhdojë të avokojë për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve për të siguruar që Ballkani Perëndimor të vazhdojë të bëjë përparim në këto fusha kritike.