Ekspertja Blerjana Bino i bashkohet Forumit të Medias 2021

0
259

 

Prezenca e OSBE-së organizoi, 25.11.2021, për të shtatin vit radhazi, Forumin vjetor për Zhvillimin e Medias, një platformë dialogu mes medias, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile për lirinë dhe zhvillimin e medias në Shqipëri. Seanca e parë e Forumit iu kushtua sfidave kryesore të lirisë dhe të zhvillimit të medias me të cilat u përball Shqipëria gjatë vitit të fundit.

Diskutimet, më pas, u përqendruan te rëndësia e gazetarisë investigative dhe verifikimi i fakteve si një mjet për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar gazetarinë profesionale. Gjatë Forumit, u shpallën edhe fituesit e konkursit të OSBE-së për gazetarinë investigative në fushën e antikorrupsionit.

 

Gjatë panelit të dytë, Blerjana Bino, eksperte për SCiDEV dhe SafeJournalists Network, diskutoi rreth mundësisë së angazhimit të diasporës shqiptare në zhvillimin e mediave lokale cilësore në përpjekje për gjetje alternative të të ardhurave, lidhje me të ngushtë me audiencat dhe ndërtimin e partneriteteve me aktorë të ndryshëm për të rritur impaktin e medias lokale dhe asaj investigative.