Gjykata rrëzon pretendimet e Mirel Mërtirit kundër BIRN Albania

0
110
Source/Author: https://www.reporter.al/2023/02/24/gjykata-rrezon-pretendimet-e-mirel-mertirit-kunder-birn-albania/
Source/Photo: https://www.reporter.al/2023/02/24/gjykata-rrezon-pretendimet-e-mirel-mertirit-kunder-birn-albania/

Biznesmeni i incineratorëve, aktualisht në kërkim nga SPAK, kërkoi 300 mijë lekë dëmshpërblim me pretendimin se një shkrim i BIRN ku u ekspozuan lidhjet e tij politike i pati cenuar dinjitetin. Gjyqtarja Anila Karanxha hodhi poshtë padinë të premten dhe i ngarkoi Mërtirit kostot gjyqësore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë rrëzoi të premten kërkesën për dëmshpërblim të Mirel Mërtirit nga BIRN Albania si e pabazuar në prova e në ligj pas një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se dy vjet. Mërtiri pati kërkuar një dëmshpërblim dhe përgënjeshtrim nga BIRN Albania duke pretenduar cënim imazhi nga shkrimi Politika pas plehrave: Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve me autorë Alensandra Bogdani dhe Besar Likmeta, publikuar në reporter.al në 17 shtator 2020.