Kryetari dhe Drejtorja e AGK-së takojnë anëtarët e Bordit të AGSh-së

0
41

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, së bashku me Drejtoren Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, ka takuar kolegët nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH, Kryetarin, Isa Myzyraj dhe anëtarët e Bordit të kësaj organizate.

Myzyraj dhe anëtarët e Bordit njoftuan kolegët nga Kosova për punën fillestare të AGSh-së, për mbrojtjen dhe promovimin e punës së gazetarëve.

Në këtë takim gjithashtu, Rexha dhe Mulliqi ndanë përvojën dhe praktikat më të mirat me kolegët nga AGSh-në, për udhëheqjen e organizatës dhe avokimin e të drejtave të gazetarëve si dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre nëpërmjet trajnimeve, tryezave të diskutimeve, punëtorive e aktiviteteve të tjera.