SafeJournalists: Makina e RTCG-së së Malit të Zi qëllohet me gurë gjatë protestave

Gjatë festimeve  rezultateve zgjedhore  Podgoricënjë makinë e cila i përkiste RTCG- u qëllua me një gurë dhe u dëmtua. Për fat të mirë askush nuk është lënduar.  

Të dielën, më 31 Gusht, një turmë e madhe është mbledhur në Podgoricë për të përkrahur partitë opozitare pas pranimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi. Makina me shënjim të dukshëm të logos së RTCG-së ishte duke u kthyer në seli në ndërkohë që u qëllua. Duke u bazuar në raportin e RTCG-së, shoferi i cili ishte i vetëm në makinë nuk është lënduar.  

Marijana Camovic Velikovic, kryetare e Sindikatës së Medieve në Mal të Zi (TUMM), anëtare e rrjetit SafeJournalists tregon se TUMM ka kërkuar një investigim të detajuar të rastit.  

-Qëllimi me gurë i makinës së PBS-së dërgon mesazh drithërues në drejtim të profesionistëve të medias. Ata mund të jenë mësuar të sulmohen në mbledhi publike dhe ku tensione pas-zgjedhore. Por të sulmohesh nuk është pjesë e përshkrimit të punës dhe TUMM ua rikujton këtë të gjithë profesionistëve medial, si dhe qytetarëve e policisë. Ky incident meriton vëmendjen e plotë dhe shteti duhet të demonstrojë se nuk do të pranohen sulme të tilla – u shpreh Marijana Camovic Velikovic duke shtuar se fatmirësisht nuk u lëndua askush.  

Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson mëse 8 mijë e 200 punonjës medial në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të vet TUMM në dënimin e sulmit në drejtim të pronës së RTVG dhe dërgon kërkesë në drejtim të autoriteteve relevante për sa i përket investigimit të incidentit. Potencojmë se dikush mund të mos pajtohet me politikat redaktoriale të një mediumi, por kjo nuk i jep të drejtë askujt që t’i zgjidhë problemet me anë të dhunës. Duke vepruar me shpejtësi dhe duke e dënuar sulmuesin, autoritetet Malazeze do të demonstrojnë përkushtimin ndaj lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve.  

Rrjeti SafeJournalists do të njoftojë të gjithë akterët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë lidhur me këto raste.  

Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm mbi interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.  

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 02.09.2020 

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave e Malit të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë