SafeJournalists: Zinaida Djelilovic kërcënohet nga zyrtari i lartë për të drejtat e njeriut në Bosnje e Hercegovinë

SafeJournalists: Zinaida Djelilovic kërcënohet nga zyrtari i lartë për të drejtat e njeriut në Bosnje e Hercegovinë

Zinaida Djelilovic është kërcënuar nga Adnan Cakalovic, zyrtar i lartë në Departamentin për Refugjatë dhe persona të Riatdhesuar në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Refugjatëve në BiH. Rasti është raportuar në polici.

Më 6 janar Zinaida Djelilovic, gazetare e portalit Zurnal ka kontaktuar Adnan Cakalovicin për të marrë një deklaratë lidhur me një storje në të cilën ajo ishte duke punuar. Cakalov i ka thënë asaj “mos më gjurmo më tutje” dhe e ka instruktuar atë që t’a kontaktojë Milorad Dodikun. Një orë më vonë, Djelilovic ka pranuar një thirrje nga Cakalovic, duke kërkuar nga ajo që t’ia thotë emrin dhe mbiemrin e saj të plotë, ashtu që ai t’ia “jepte Serbëve”, ku ka deklaruar “Nëse je këtu (në Sarajevë) unë do të të gjejë. Më beso, do të bëhesh e imja.” Djelilovic e ka paralajmëruar se biseda është duke u regjistruar dhe se ajo do t’a raportojë në Polici. “Bëje, ua (sharje) ty dhe policisë” – Cakalovic iu përgjigj asaj dhe vazhdoi tutje duke e ofenduar.

Në bisedën e saj me Rrjetin SafeJournalists, Zinaide Djelilovic tha se ajo i ka raportuar kërcënimet në redaksi të Zurnal-it menjëherë. Një ditë më vonë, ajo e ka lajmëruar incidentin edhe në Polici, ku edhe ka dhënë deklaratë.

“Sido që të jetë, Cakalovic ka vazhduar të më telefonojë në numrin privat dhe duke më dërguar mesazhe vulgare” tha Djelilovic duke pohuar tutje se edhe mesazhet i ka raportuar në polici.

Borka Rudic, Sekretare e përgjithshme pranë Gazetarëve të BiH, anëtar i Rrjetit SafeJournalists tha se këto kërcënime tregojnë për krime serioze dhe se rrezikojnë sigurinë e gazetarëve, si dhe pret reagim nga Ministria e Brendshme në Kantonin e Sarajevës. Rudic gjithashtu ka potencuar me theks të veçantë faktin se ky kërcënim vjen nga një zyrtar i lartë i Ministrisë.

-“Zyrtarët publik duhet të jenë ata të cilët mbrojnë lirinë e medies dhe krijojnë ambient të përshtatshëm për gazetarët që ta kryejnë punën e tyre. Kur në fakt, sulme të tilla nga zyrtarët publik po përsëriten, madje shpesh, dhe nuk po merren masa ndaj tyre, nga ku tregohet se niveli i mbrojtjes që gëzojnë këta zyrtarë nga gjyqësori bën që rastet të mos ndëshkohen” tha Rudic duke vazhduar tuje “Kjo tregon se gjyqësori mbanë anë dhe se profesionalizmi i institucioneve të drejtësisë lë për të dëshiruar në raport me rastet ku viktimë janë gazetarët.”

Rrjeti SafeJournalists, përfaqësues i mëse 8,200 profesionistëve medialë në Ballkanin Perëndimor bashkohet me anëtarin e vet, Gazetarët e BiH në dënimin e kërcënimeve dhe ngacmimeve në drejtim të Djelilovicit. Rrjeti SafeJournalists kërkon investigim të plotë nga organet relevante shtetërore dhe dënim për Cakalovicin. Është pothujase ironike që Cakalovic është i punësuar në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut të BiH, ndaj dhe i përkrahim Gazetarët e BiH në kërkesën e tyre që kjo Ministri të marrin masa disiplinore kundër tij sa më parë, ashtu që të përçojë mesazh se një sjellje e tilë nuk do të tolerohet dhe krimet e tilla ndëshkohen.

Kjo s’është hera e parë që gazetarët e portalit Zurnal kanë qenë cak i sulmeve – më 2019 Rrjeti SafeJournalists ka reaguar për sulmin fizik të një zyrtari të lartë politik në drejtim të Adi Kebos dhe kërcënimet me vdekje në drejtim të Avdo Avdicit.

Ne do t’i njoftojmë të gjithë akterët relevantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë lidhur me këtë rast.

Secili sulm në drejtim të gazetarëve është sulm në interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 09.01.2021

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Asociacioni i Gazetarëve Kroat

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Medieve të Malit të Zi