Organizatat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë përkrahin fuqizimin e AGK-së

Organizatat e Kombeve të Bashkuara në Kosovë përkrahin fuqizimin e AGK-së

PRISHTINË, 25.09.2018 – Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli – Pustina, në vazhdën e takimeve me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë është pritur sot nga Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson.

Kryetarja Begolli- Pustina, ka kërkuar nga Richardson mbështetjen e mëtejme për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, sikurse në ngritjen e kapaciteteve të organizatës ashtu edhe në rritjen e aktiviteteve konkrete në trajnimin e gazetarëve dhe avokimin e të drejtave të gazetarëve dhe sigurisë së tyre në Kosovë.

Nga ana tjetër, Ulrika Richardson, rikonfirmoj gatishmërinë e organizatave të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për bashkëpunim me AGK-në, në secilin projekt që kontribuon drejtpërdrejt në avancimin e pozitës së gazetarëve në Kosovë dhe ngritjen e tyre të mëtejme profesionale.

Në takim gjithashtu u dakordua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet AGK-së dhe organizatave të Kombeve të Bashkuara në Kosovë më qëllim fillimin e realizimit të projekteve konkrete.