Podgoricë, 12. 09. 2019 – Komisionari për Zgjerim Johannes Hahn, ka thënë të mërkurën (11 shtator 2019), se mesazhi i Bashkimit Evropian ka qenë shumë i qartë “nuk ka progres në integrimin evropian pa lirinë e shprehjes dhe medies”, ka raportuar agjencia e lajmeve FoNet.
Në një adresim për pjesëmarrësit e konferencës “Dita e Medieve BE – Ballkani Perëndimor” të mbajtur në kryeqytetin e Malit të Zi – Podgoricë, Hahn ka shtuar se i vjen keq që nuk ka mundur t’i bashkohet debatit për shkak të obligimeve nga puna e tij e re.
Lansuar prej vitit 2017 nga Komisioni Evropian, ” Dita e Medieve BE – Ballkan Perëndimor”, ka për qëllim të garantoj lirinë e medies si prioritare duke marrë në konsideratë njëherësh kompleksitetin e presionit politik, ekonomik dhe çështjeve sociale që e karakterizojnë rajonin aktualisht. Për më shumë, ka arritur t’i mbaj të informuar gazetarët dhe mediet për sfidat profesionale, që kanë nevojë të përshtaten në një mjedis i cili ndryshon me shpejtësi. https://www.euwesternbalkansmediadays.eu
Këtë vit, konferenca ka përfshirë përfaqësues politik të rajonit, të cilët janë direkt të ngarkuar me informimin dhe mediet me temën “Policy meets media”.