Pengim në detyrë ndaj ekipit të Kallxo.com, Mitrovicë, 18.08.2021

Pengim në detyrë ndaj ekipit të Kallxo.com, Mitrovicë, 18.08.2021

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupit
    Diellza Luzha dhe Blendi Shaqiri
  • Media

  • Emri i medias
    KALLXO.com
  • Lloji i platformës mediatike
    Media Online
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    KALLXO.com
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    18.08.2021
  • Qyteti
    Mitrovice
  • Autori(t)
    E paditur
  • Sulmuar nga
    Autoritetet - individët
  • Lloji i incidentit
    life_threat
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po

Ekipi i KALLXO.com është kërcënuar dhe penguar gjatë xhirimit të një kornike në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Tre persona të paidentifikuar, pjesë e stafit të spitalit, kanë penguar gazetaren, Diellza Luzha dhe kameramanin, Blendi Shaqiri të xhirojnë dhe i kanë kërcënuar me konfiskim të paisjeve.

Një veprim i tillë për AGK-në përbën presion të papranueshëm dhe rrezikon sigurinë e gazetarëve gjatë kryerjes së detyrës.

AGK-ja i bën thirrje menaxhmentit të Spitalit Rajonal të Mitrovicës që të marrë masa ndaj këtyre personave dhe të mos lejojë përsëritjen e një situate të tillë. Gjithashtu, i bëjmë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që t’i identifikojë autorët dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të trajtuar rastin.