Gjykata dënon gazetarin hulumtues Jovo Martinoviq

Gjykata dënon gazetarin hulumtues Jovo Martinoviq

Rrjeti SafeJournalists shprehë shqetësimin në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Malit të Zi për dënimin e gazetarit hulumtues Jovo Martinoviq për ndërmjetësim në trafikim droge.

Gazetari hulumtues Jovo Martinoviq u gjet fajtor më 29 Mars 2021 sepse gjyqtarët e Gjykatës së Apelit kanë ardhur në përfundime se ai ishte i lidhur me shpërndarësit e drogës më 2014, kështu duke e konfirmuar verdiktin nga i cili Martinoviqi u dënua më 1 vit burg për ndërmjetësim në trafikim të drogës, ku u lirua nga akuzat për krijimin e një organizate kriminale.

Gjykatësit e Gjykatës së Apelit konfirmojnë vendimin e koleges së tyre nga Gjykata  e Lartë, Vesna Peanit, që Martinoviqi ka përdorur njohjet e tij si gazetar për të vënë në kontakt shpërndarësit e drogës. Gjykata pohon se takimet e Martinoviqit me të akuzuarit e tjerë në këtë çështje – Dushko Martinoviq, bashkëpunëtor i Namik Selmanoviqit dhe Jonuz Haxhibetit, nuk ka pasur lidhje me krijimin e një dokumentari apo përpilimin e ndonjë artikulli që ka të bëjë me trafikim të drogës.

Jovo Mortinoviq tha së konfirmimi i vendimit vjen nga gjykata dhe gjykatësit e njëjtë të cilët kanë ndihmuar shefat e drogës Malazes dhe të tjerë favorit të tyre, këta të cilët e kanë mbajtur Malin e zi dhe institucionet e tij të bllokuara për dekada me radhë.

“Fatkeqësishe, është e pamundur të pritet drejtësi nga një gjykatë e tillë, ndaj dhe nuk jam i befasuar që arsyetimi i aktgjykimit nuk deklaron dhe nuk hedh poshtë provat, ose argument specifik nga apeli im. Me prova dhe karikatura të tilla të supozuara, gjykatat Malazeze mund të dënojnë këdo për çdo gjë vetëm nëse marrin një shkelje syri dhe një kockë nga i Zoti” u shpreh ai.

Martinoviqi ka qëndruar 14 muaj e gjysëm në mbajtje, ku edhe e ka kryer dënimin. Organizatat ndërkombëtare të gazetarëcë kanë protestuar disa herë edhe para këtij vendimi, duke thënë se Martinoviqi u burgos vetëm pse ishte duke e kryer punën e tij.

“Sindikata e Mediave e Malit të Zi – TUMM, shpreh keqardhje të thellë për vendimin e Gjykatës së Apelit e cila konfirmon vendimin me të cilin gazetari hulumtues Jovo Martinoviq u dënua për ndërmjetësim në trafikun e drogës” tha zëvendës presidednti i TUMM-it, Radomir Krackoviq.

Ai tha se Martinoviqi ka potencuasr në vazhdimsi se kontaktet e tij me shpërndarje të drogës janë bërë vetëm për krijimin e një dokumentari, por që gjykatat nuk po e pranojnë këtë arsyetim

“Ne nuk shohim ndonjë motiv tjetër në këtë rast sepse kolegu ynë Martinoviç thjesht po përpiqej të bënte punën e tij – kërkime gazetareske. Vendimi u mor pavarësisht apelimeve dhe letrave të shumta nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, të cilat e konsiderojnë këtë vendim si një karikaturë të drejtësisë. Edhe një herë po del se disa gjykatat Malazeze nuk respektojnë specifikat e punës gazetareske, gjë që minon më tej lirinë e mediave në Mal të Zi”, u shpreh Krackoviq.

Rrjeti SafeJournalists përfaqësues i mëse 8,200 profesionistëve medialë të Ballkanit Perëndimor i bashkohet parterit të vetë TUMM në shprehjen e shqetësimit në lidhje me rastin. Ftojmë gjykatat në rajon që me kujdes t’iu qasen rasteve të tilla dhe të respektojnë specifikat e punës në gazetari.

Ne do t’i njoftojmë të gjithë akterët relevant, si kombëtarë ashtu edhe ndërkombëtarë. Secili sulm në gazetarë është sulm mbi interesin publik, demkokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 01.04.2021.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të të BH

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave e Malit të Zi