SJ: Pandëshkueshmëria dhe toleranca e dhunës në internet kundër gazetarëve nga ana e gjyqësorit dhe policisë në BH janë të papranueshme

SJ: Pandëshkueshmëria dhe toleranca e dhunës në internet kundër gazetarëve nga ana e gjyqësorit dhe policisë në BH janë të papranueshme

Borka Rudic, sekretare e përgjithshme e Asociacionit të Gazetarëve të BH dhe dy gazetarë të tjerë nga Bosnja dhe Hercegovina, Nikola Vucic dhe Amir Zukic (TV N1) ishin cak i sulmeve në rrjetin social Facebook përmes një profili të quajtur Jasmin Mulahusic Spielberg.

Jasmin Mulahusic publikoi në profilin e tij një postim në të cilin ai përshkruan një nga ëndrrat e tij të çuditshme, dhe shpjegon se ai u sulmua nga gjarpërinjtë, dhe se si ai ua preu kokën, dhe se një nga ata gjarpërinjë nga ëndrra e tij është Borka Rudic. Pas kësaj, i njëjti profil në FB vazhdon të publikojë postime në të cilat ai cak i ka gazetarët Nikola Vucic dhe Amir Zukic. Për më tepër, komentet e këtyre postimeve janë ofenduese dhe kërcënuese, duke përfshirë gjuhën e urrejtjes dhe përmendjen e kombësisë së tyre.

Jasmin Mulahusic, i cili jeton në Luksemburg, u arrestua në kufirin midis BH dhe Kroacisë në fillim të shtatorit 2021 lidhur me kërcënimet e mëparshme ndaj gazetarëve në BH dhe figurave të tjera publike dhe politike. Ai akuzohet për vepra penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, përçarje dhe intolerancë. Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e liroi atë dhe nuk përcaktoi asnjë masë ndaluese.

Javën e kaluar, rrjeti SafeJournalists publikoi një deklaratë për shtyp në një rast të ngjashëm, ku kolegja Rudic dhe Lejla Turcilo, një profesoreshë në Universitetin e Sarajevës, u sulmuan së bashku nga i njëjti rreth dhe individë nacionalistë dhe radikalë.

Drejtori i rrjetit SafeJournalist, Dragan Sekulovski, tha: “Sulmet verbale ndaj gazetarëve nga individë që nuk ishin sjellë para drejtësisë në të kaluarën janë një argument më shumë se pse është e rëndësishme të ndalet praktika e mosndëshkimit. Duke toleruar kërcënime të tilla nga autoritetet kompetente kombëtare në BH, sulmet përsëriten me qëllim të vendosjes së censurës, heshtjes së zërave kritikë dhe lirisë së mendimit, jo vetëm në komunitetin e gazetarëve, por edhe në shoqërinë boshnjake në përgjithësi “.

Ai theksoi se “dhuna kundër të gjithë kolegëve tanë nga BH është një kërcënim serioz për më shumë se 8,000 gazetarë” të përfaqësuar nga rrjeti i SafeJournalists. “Ne shprehim solidaritetin tonë me ta dhe do të kërkojmë dënimin më të lartë për të gjitha kërcënimet me jetë të drejtuara ndaj kolegëve tanë të motivuar nga ky incident,” theksoi Sekulovski.

Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon sulmet dhe shënjestrimin e tre gazetarë dhe të lirisë së medias në BH. Ne kërkojmë një hetim të shpejtë dhe efikas dhe një dënim adekuat për autorin. Gjithashtu, u bëjmë thirrje autoriteteve kompetente të rishqyrtojnë vendimin për lirimin e Jasmin Mulahusic nga paraburgimi, veçanërisht duke pasur parasysh se ai vazhdoi me të njëjtën praktikë si më parë, dhe se ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale.

SafeJournalists do t’i njoftojë të gjithë akterët e rëndësishëm ndërkombëtarë dhe kombëtarë për këto sulm.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 23 shtator 2021

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve BH

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi