SJ: Reporteri shqiptar Ledio Guni sulmohet fizikisht në Tiranë

SJ: Reporteri shqiptar Ledio Guni sulmohet fizikisht në Tiranë
Foto: Pixabay

Reporteri i Fax News Ledio Guni u sulmua fizikisht në Tiranë më 11 tetor ndërsa po raportonte për mosmarrëveshjen mes mësuesve dhe familjeve të nxënsëve në lokalin pranë shkollës së mesme “Çajupi”.

Ai ishte ngarkuar në detyrë për të raportuar drejtpërdrejt nga ngjarja, por ndërsa po filmonte me kamerën e tij nga makina e medias që përfaqëson, një burrë e sulmoi fizikisht, duke i hedhur një karrige. Ai vazhdoi të sulmoj Gunin edhe pse vazhdimisht përsëriste se ishte gazetar.

Policia dhe individët e tjerë që ishin të pranishëm nuk ndërhynë gjatë kësaj situate.

Drejtoresha e Informacionit në Fax News, media Nertila Spiri vuri në dukje se ata janë veçanërisht të shqetësuar për faktin se policia nuk reagoi siç duhet për të siguruar mbrojtjen e gazetarit dhe sulmi kundër zotit Guni as nuk raportohet në deklaratën zyrtare të Policisë së Shtetit për konfliktin e ndodhur në Tiranë.

Blerjana Bino, studiuese e Rrjetit të Sigurt të Gazetarëve në Shqipëri tha se “dhuna ndaj gazetarëve dhe stafit të medias nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet duke marrë parasysh edhe masat e kufizuara efektive parandaluese të vendosura për të mbrojtur gazetarët dhe hetimet e kufizuara”.

“Gjithashtu, ne kemi nevojë për një mesazh të qartë të mbështetjes dhe solidaritetit të nevojshëm nga profesionistët e medias”, shtoi ajo.

Rrjeti Safe Journalists, që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, qëndron në solidaritet me kolegët shqiptarë dhe dënon sulmin ndaj ekipit televiziv. Ne kërkojmë dënim të qartë të këtij sulmi ndaj gazetarëve nga zyrtarë të Policisë së Shtetit. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists) gjithashtu pret që autoritetet në Shqipëri të drejtojnë një hetim transparent mbi këtë çështje.

Safe Journalists do të informojë të gjithë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare mbi rastin.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 13 tetor 2021

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjes dhe Herzegovinës

Asociacioni iGazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi