Pasi tabloidi Informer shkroi për gazetarin e Nova.rs, Pero Jovovicin se ai publikoi simbolet e Kosovës në profilin e tij privat në Facebook, ai është bërë objekt i kërcënimeve në internet. Një fotografi e këtij gazetari me thikë të ngulur në ballë u shfaq në një faqe në Instagram të “Kozni kaputic” me mbishkrimin: “Sot ne po mësojmë: si të therim një derr siç duhet.”
Në tekstin e publikuar në portalin Informer, gazetari u vu në shënjestër sepse ai ndau një vendndodhje në llogarinë e tij në Facebook ku tregon se ku është. Veselin Simonovic, kryeredaktor i Nova.rs, u përmend gjithashtu në të sepse ai “e pëlqeu” atë njoftim. Pas kësaj, ofendime dhe kërcënime të shumta u bënë kundër gazetarëve, përfshirë kërcënimet për dhunë fizike.
Pero Jovovic tha se “që nga momenti kur mediumi i shtetit publikoi një tekst në të cilin ata e shënjestruan atë si dikë që e mbështet Kosovën e pavarur dhe e etiketuan si tradhtar, ai nuk ka pushuar së marruri kërcënime me vdekje dhe ofendime prej më të tmerrshmeve”.
“Unë dua të besoj se prokuroria dhe institucionet shtetërore nuk do t’i ndajnë gazetarët në të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm në lidhje me atë se për cilën medium punojnë, dhe se rasti do të procedohet”, tha ai.
Zeljko Bodrozic, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, tha se “Kërcënime të tilla drejtuar gazetarit Jovovic nuk janë vetëm për dënim dhe sanksionim, por ato janë një shembull i asaj se në çfarë gjendje të rëndë të psikozës është shoqëria serbe”.
“Dua të besoj se të gjithë ata që e kërcënuan do të ndiqen penalisht, por nuk jam optimist që ‘Informatori’ dhe ata që nxitën për diçka të tillë do të shohin ndonjëherë fytyrën e drejtësisë”, tha ai.
Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të mediave në Ballkanin Perëndimor, bashkohet me anëtarin e tij IJAS në dënimin e këtij shënjestrimi tinëzar të gazetarit Pero Jovovic dhe kërcënimeve brutale të bëra ndaj tij.
Ne kërkojmë nga policia dhe prokuroria serbe që të ndjekin penalisht personin që qëndron pas kërcënimit sa më parë të jetë e mundur. Për më kërkojmë nga përfaqësuesit e autoriteteve të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të qetësuar këtë lloj atmosfere në shoqëri.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjithë akterët përkatës vendas dhe ndërkombëtarë për këtë rast.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 16 tetor 2021
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve BH
Asociacioni i Gazetarëve Kroatë
Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Mediave të Malit të Zi