SJ: Sulme kibernetike të koordinuara në disa media online në Shqipëri kanë ndodhur në tre ditët e mëparshme

SJ: Sulme kibernetike të koordinuara në disa media online në Shqipëri kanë ndodhur në tre ditët e mëparshme

Disa media online në Shqipëri (Dosja.al / Syri.net / Faktor.al / SportExpress / Lapsi.al / dhe të tjera) kanë raportuar sulme kibernetike duke filluar nga e hëna, 24 janar 2022, si p.sh.: ndalimi i funksionimit të faqes së ueb-it, prishja e serverëve dhe çështje të tjera lidhur me prezencën e tyre dixhitale. Në reagimin e tyre ata argumentojnë se këto sulme kibernetike dyshohet se janë urdhëruar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Këto media kanë publikuar një audio inçizim të Veliajt duke përdorur kërcënime dhe gjuhë të papërshtatëshme për të zgjedhur njeriun e tij në krye të organit drejtues të futbollit të vendit. Ata pretendojnë se këto sulme kibernetike lidhen me kritikat e vazhdueshme të tyre ndaj qeverisë dhe kryebashkiakut Veliaj. Deri më tani, kryebashkiaku Veliaj ka pranuar se regjistrimi audio është autentik, por nuk është deklaruar në lidhje me sulmet kibernetike.

Blerjana Bino, kërkuese e rrjetit SafeJournalists në Shqipëri, deklaroi se “Siguria dixhitale e portaleve të mediave online dhe stafit të tyre është thelbësore. Është e rëndësishme që mediat t’i raportojnë këto sulme tek autoritetet, të cilat nga ana tjetër duhet të sigurojnë hetimin dhe transparencën e duhur. Është gjithashtu e rëndësishme që të zhvillohen kapacitetet dhe infrastruktura e organeve mediatike në drejtim të sigurisë dixhitale.”

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, është shumë i shqetësuar për ato sulme që duket se janë shumë mirë të koordinuara. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve kompetente që të nisin hetime të shpejta dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha sulmet që ndodhën në ditët e mëparshme. Është shumë e rëndësishme të hetohet se kush qëndron pas këtyre sulmeve dhe ndoshta të hiqet dyshimi që media po i drejtohet aktualisht kryebashkiakut Erion Veliaj. Presim transparencë të plotë të hetimit dhe ndjekje në lidhje me masat konkrete që do të merren.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjitha palët e interesuara relevante kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 26 janar 2022