Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve, Prishtinë, 09.02.2022

Gjuhë denigruese ndaj gazetarëve, Prishtinë, 09.02.2022

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Media

  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Facebook
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    09.02.2022
  • Qyteti
    Prishtine
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Nga zyrtarët publikë dhe/ose përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv
  • Lloji i incidentit
    life_threat
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po

 

Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka përdorur gjuhë denigruese ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë duke i quajtur ato “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu në Facebook.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me gjuhën denigruese që Prindon Sadriu ka përdorur ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë. Akuzat dhe sulmet që vijnë nga bashkëshorti i Presidentes, që gjithashtu mban post shtetëror në MPJ, shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë. Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre.