SJ: Gazetarët kroatë u sulmuan në një protestë në Zagreb

SJ: Gazetarët kroatë u sulmuan në një protestë në Zagreb

Gazetari i RTL Goran Latković u sulmua ndërsa raportonte nga një protestë e kundërshtarëve të masave epidemiologjike dhe certifikatave të COVID, në Zagreb më 20 nëntor.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari Latkoviq, dy persona të panjohur e sulmuan nga pas, duke e goditur dy herë në fytyrë, ndërsa i treti e goditi me bërryl në brinjë. Gazetari ka denoncuar sulmin në polici. Latkoviç nuk ishte objektivi i vetëm i sulmit. Protestuesit ofenduan ekipet televizive të Nova TV, N1 dhe HRT, ndërsa mikrofoni i gazetares së Al Jazeera, Nikolina Zavishiq, u mor nga një grup protestuesish në mes të një transmetimi të drejtpërdrejtë. Protestuesit u përpoqën të hynin edhe në ndërtesën e një transmetuesi publik, por policia i pengoi ata ta bënin këtë.

Kjo nuk është hera e parë që protestuesit sulmojnë gazetarët në këto lloj protestash. Prandaj është e nevojshme që lidershipi shtetëror të jetë i qartë sulme të tilla, t’i dënojë publikisht dhe të bëjë të ditur se sulme të tilla janë të papranueshme.

Hrvoje Zovko, president i Asociacionit të Gazetarëve Kroatë, tha se atmosfera në një shoqëri ku gazetarët janë gjithnjë e më shumë në shënjestër dhe sulmohen verbalisht dhe fizikisht është e padurueshme. “Gazetaria është një e mirë publike dhe askush nuk ka të drejtë të sulmojë dhe të ofendojë fizikisht njerëzit që thjesht bëjnë punën e tyre”, shtoi Zovko.

Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i bashkohet anëtarit të vet, Asociacionit të Gazetarëve Kroatë, në dënimin e këtyre kërcënimeve. Kërkojmë nga policia që t’i gjejë autorët e sulmeve, nga prokuroria publike e shtetit të fillojë procedura kundër sulmuesve dhe nga udhëheqja shtetërore që t’i dënojë publikisht këto sulme.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjitha palët relevante vendore dhe ndërkombëtare lidhur me këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 22 nëntor 2021

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të BH

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Pavarur  i Gazetarëve të Serbisë