Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- GjiniaMashkull
- Emri i viktimësDiamant Bajra
Media
- Emri i mediasGazeta Blic
- Lloji i platformës mediatikeMedia Online
- Burimi i informacionit për ngjarjenGazeta Blic
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit04.04.2022
- QytetiPrishtina
- Autori(t)E paditur
- Sulmuar ngaqytetarë (të zakonshëm).
- Lloji i incidentitlife_threat
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Gazetari i Gazetës Blic, Diamant Bajra, ka pranuar mesazhe kërcënuese pas emisionit të tij të fundit ku kishte trajtuar qarkullimin e parave të falsifikuara.
“Pas transmetimit të emisionit “Falsifikimi që rrezikon Kosovën” në televizionin “Kanal10”, Bajra ka publikuar në profilin e tij në “TikTok” një pjesë të shkëputur nga emisioni, ku edhe ka pranuar një mesazh kërcënues nga një profil i rremë ku shkruan se – “A e menon qe tdel njk ta kerset automat edhe se din askush”. Lidhur me këtë çështje është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët tashmë ka hapur një rast hetimi të cilësuar si kanosje ndaj gazetarit”, thuhet në njoftimin e Gazetës Blic.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim këtë njoftim, dhe ka ftuar organet e rendit ta trajtojnë me prioritet rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij veprimi të dalin para drejtësisë, si dhe gazetarëve tu mundësohet ushtrimi i papenguar i profesionit.