Pengim në kryerjen e detyrës, Gjakovë, 14.06.2022

Pengim në kryerjen e detyrës, Gjakovë, 14.06.2022

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Gjinia
    Femër
  • Emri i viktimës
    Edomnda Avdija
  • Media

  • Emri i medias
    TV SYRI
  • Lloji i platformës mediatike
    Radio
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    TV SYRI
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    14.06.2022
  • Qyteti
    Gjakovë
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Autoritetet - individët
  • Lloji i incidentit
    Kërcënime të tjera për gazetarët
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po

Gazetarja e TV SYRI, Edmonda Avdija, nuk është lejuar të hyjë në Repartin e Transfuzionit të Gjakut në Spitalin “Isa Grezda”, në Gjakovë, nga shefi i këtij reparti, Kreshnik Abrashi.

Sipas ankesës së kolegëve të TV SYRI, gazetarja nuk është lejuar të hyjë në këtë repart me arsyetimin se e kanë publikuar në portal kur ai është arrestuar. Sipas tyre, Abrashi ka mbyllur derën me sjellje të vrazhda dhe ka thënë se derisa është shef aty, ata nuk do të xhirojnë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, e dënon këtë veprim të z.Abrashit, njëherësh cilëson se është shkelje flagrante e së drejtës për qasje në informacion, dhe bie në kundërshtim me vlerat e përgjithshme të lirisë së shtypit dhe shprehjes. Përpjekja për t’ua imponuar gazetarëve se çfarë të raportojnë, është tendencë për kontrollim të informatave.

AGK-ja, njëherësh inkurajon gazetarët që të vazhdojnë të raportojnë dhe të mos heqin dorë nga informimi i qytetarëve.