Lyudmila Makey, Daria Meshchriakova, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash të shoqëruara nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, sot në zyrat e AGK-së, pritën në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Michael Davenport.
Ambasadori Davenport u njoftua nga afër me koleget nga Ukraina, përvojat e tyre personale të rrugëtimit drejt Kosovës, sfidat që kanë hasur në raportim përgjatë kësaj periudhe, si dhe ambientimin e tyre në Kosovë.
Koleget ukrainase së bashku me Kryetarin Rexha dhe znj.Kusari, u shprehën tejet falënderues për ndihmën e dhënë të Misionit të OSBE-së për akomodimin e tyre në Kosovë.
Në këtë takim prezent ishin gjithashtu Shefi i Seksionit për Media në Departamentin e Demokratizimit në OSBE, Dane Koruga dhe Arben Hajredinaj – Zyrtar vendor në Sektorin për Media.