Këshilli i Evropës regjistroi dhjetë raste të sulmeve ndaj gazetarëve pas reagimit të platformës SafeJournalists

Këshilli i Evropës regjistroi dhjetë raste të sulmeve ndaj gazetarëve pas reagimit të platformës SafeJournalists
xr:d:DAFHmUgYlMU:2,j:31602935079,t:22072709

Këshilli i Evropës që nga fillimi i vitit, ka regjistruar 23 sulme ndaj gazetarëve dhe shkelje të të drejtave të tyre në rajon në Platformën e tyre për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve. Nga këto, dhjetë raste janë regjistruar pas reagimit të Platformës SafeJournalists.

I fundit në serinë e rasteve nga rajoni i përfshirë në platformë është rasti nga Serbia. Përkatësisht, ai i Dragojlo Blagojeviq – redaktor i revistës Drvotehnika, i cili ka marrë kërcënime me vdekje nëpërmjet telefonit pas publikimit të artikullit për industrinë e përpunimit të drurit, në muajin korrik.

Platforma për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve, e ndihmon dialogun ndërmjet qeverive dhe organizatave të gazetarëve, me synimin për të ndaluar shkeljet ndaj lirisë së shtypit në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, dhe për t’u mundësuar gazetarëve të ushtrojnë profesionin e tyre pa e rrezikuar sigurinë e tyre. Qëllimi i platformës është të përmirësojë mbrojtjen e gazetarëve, t’i përgjigjet më mirë kërcënimeve dhe dhunës ndaj profesionistëve të medias, dhe të inkurajojë mekanizmat e paralajmërimit të hershëm dhe kapacitetet e reagimit brenda Këshillit të Evropës.

Që nga viti 2015, platforma ka bërë mbledhjen dhe shpërndarjen e informatave mbi shqetësimet serioze për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në vendet anëtare të Këshillit të Evropës, siç garantohet nga Neni i 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Platforma, gjithashtu mundëson që Këshilli i Evropës të alarmohet në mënyrë më sistematike në lidhje me situatën për lirinë e medias në shtetet anëtare, të ndërmarrë veprime në kohë dhe të koordinuara nëse është e nevojshme.

Kujtojmë se Platforma SafeJournalists reagon në rastet e kërcënimeve ndaj jetës së gazetarëve, sulmeve fizike, vrasjeve, si dhe në situata të jashtëzakonshme kur të gjithë anëtarët e rrjetit bien dakord se duhet një reagim i përbashkët. Rrjeti informon të gjitha institucionet vendore të anëtarëve të rrjetit si dhe institucionet relevante evropiane për rastet në të cilat reagon, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat dhe lirinë e medias.

Platforma SafeJournalists përbëhet nga asociacionet e gazetarëve dhe sindikatat e mediave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë, Asociacioni i Gazetarëve të BH, Asociacioni i Gazetarëve Kroatë, Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë dhe Sindikata e Mediave të Malit të Zi.

Rastet e regjistruara në platformën e Këshillit të Evropës pas reagimit të SafeJournalists:

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637504;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637047;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637704;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637566;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637182;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637517;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637171;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637349;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637458;globalSearch=false

https://fom.coe.int/en/alerte/detail/107637797;globalSearch=false

Burimi: SafeJournalists/Anka Kovačević