Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- GjiniaFemër
- Emri i viktimësArjana Berisha
Media
- Emri i mediasKALLXO
- Lloji i platformës mediatikeMedia Online
- Burimi i informacionit për ngjarjenKALLXO
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit19.08.2022
- QytetiPrishtine
- Autori(t)E paditur
- Sulmuar ngaqytetarë (të zakonshëm).
- Lloji i incidentitKërcënime të tjera për gazetarët
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?po
Gazetarja e kallxo.com, është kërcënuar nga shoferi i autobusit në kompaninë “Di Passio Tour” – menjëherë pasi të njëjtit iu publikua video duke përdorur telefonin gjatë vozitjes.
Në një audio-incizim të publikuar nga mediumi dëgjohet se shoferi vazhdimisht e shanë gazetaren, e cila insiston t’i marrë një qëndrim të tij në lidhje me situatën. Pavarësisht kërkesës së gazetares që të ndalojë të sharat, ai vazhdon dhe e kërcënon duke kërkuar që video mos të publikohet.
“Qaj person, kush ta qet qat videon se tre familjarë i kam (nuk kuptohet) ia q* r**** në p*** (nuk kuptohet) qaj kush e qet ia kom q* r****, e le ta qet, kaloni mirë…”, dëgjohet duke thënë shoferi.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimet ndaj gazetares Arjana Berisha, dhe fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme në lidhje me rastin.