Pas fillimit të rigjykimit javën e kaluar në Gjykatën e Apelit për vrasjen e redaktorit njëherësh botuesit serb, Slavko Ćuruvija, në vitin 1999, partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR) dhe Rrjetit SafeJournalists (SJN), sot ritheksojnë thirrjen që drejtësia të shkojë në vend për vrasjen e tij.
Vendimi në pritje – i cili ose do të konfirmojë ose hedh poshtë vendimet e mëparshme që shpallnin fajtorë katër agjentëve të sigurimit të shtetit për planifikimin dhe kryerjen e vrajses së tij – do të jetë pasoja më e rëndësishme për lirinë e medias dhe gazetarinë në historinë moderne të Serbisë.
Gati 24 vjet pasi redaktori dhe themeluesi i Daily Telegraph dhe Evropljanin u vra në Beograd më 11 prill 1999, implikimet e vendimit të panelit prej pesë anëtarësh të gjyqtarëve për Serbinë vështirë të mbivlerësohen.
Më e rëndësishmja, konfirmimi i vendimeve që dënojnë të pandehurit me gjithsej 100 vjet burg, më në fund do të mbyllte një luftë më shumë se prej dy dekadash për drejtësi të drejtuar nga familja e Ćuruvija, të dashurit, kolegët dhe organizatat e shoqërisë civile.
Dënimi do të përfaqësonte një arritje të jashtëzakonshme për ata që kanë sakrifikuar aq shumë për të garantuar që trashëgimia e Ćuruvija të nderohet, dhe se autorët që e qëlluan atë në hyrje të banesës së tij, të mos mbesin pa u ndëshkuar.
Duke pasur parasysh se askush nuk është dënuar ndonjëherë për vrasjen e një gazetari në historinë moderne të Serbisë, kjo do të përfaqësonte një moment historik jetik gjyqësor. Mes klimës aktuale toksike për sigurinë e gazetarëve në Serbi, do të dërgonte gjithashtu një mesazh të qartë se kushdo që mendon të përpiqet të sulmojë ose hesht një gazetar nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë.
Më gjerësisht, ky vendim i apelit – i cili hedh dritë mbi krimet e regjimit të Millosheviçit – është një test në kohë për sundimin e ligjit dhe demokracinë në Serbi, si dhe vendosmërinë e autoriteteve që përpiqen të zgjidhin vargun e vrasjeve të gazetarë në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000.
Nëse zyrtarët e nivelit të lartë shtetëror dënohen, kjo do të japë shpresën e nevojshme që drejtësia, edhe dekada pas kryerjes së krimeve, mund të arrihet për gazetarët e tjerë të vrarë në mes të shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë: Milan Pantiq në 2001 dhe Dada Vujasinović, rrethanat e vdekjes së të cilit në vitin 1994 nuk u vërtetuan plotësisht kurrë.
Ndërsa presim verdiktin përfundimtar në muajt e ardhshëm, organizatat tona sot ritheksojnë solidaritetin tonë me familjen e Slavko Ćuruvija, bashkëshorten Branka Prpa, dhe të gjithë ata që kanë qenë kaq të zëshëm në fushatën për drejtësi, duke përfshirë gazetarët dhe shoqatat e medias, Komisionin për Hetimin e Vrasjes së Gazetarëve, dhe fondacionin Slavko Ćuruvija.
Shpresojmë se drejtësia për Slavko Ćuruvija do të sigurohet dhe se rrethi vicioz i mosndëshkimit për vrasjet e gazetarëve në Serbi do të thyhet përfundimisht.
Nënshkruar:
European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)
European Federation of Journalists (EFJ)
Free Press Unlimited (FPU)
International Press Institute (IPI)
OBC Transeuropa (OBCT)
Anëtarët e Rrjetit SafeJournalists:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të BH
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Mediave të Malit të Zi
Sindikata e Gazetarëve Kroatë