AGK-ja e dënon gjuhën e Zafir Berishës ndaj Ermal Pandurit

AGK-ja e dënon gjuhën e Zafir Berishës ndaj Ermal Pandurit

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, e ka parë me shqetësim statusin e ish-deputetit të NISMAs, Zafir Berisha kundër autorit të emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjin, Ermal Panduri.

Berisha në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Ermal Panduri i Dukagjinit vazhdon të mbetet zëri më besnik i politikës së Serbisë, se si i trajton temat që lidhen me luftën dhe me mostrumin politik në Hagë.”

Çdo asocim i gazetarëve dhe medieve me Serbinë është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm, sidomos për një proces të ndjeshëm siç është ai i Hagës.

AGK-ja, u bënë thirrje politikanëve që të përmbahen nga gjuha e tillë kundër gazetarëve, sepse si pasojë e saj, gazetarët shpesh bëhen cak i kërcënimeve dhe fyerjeve nga opinioni.