Tentim sulmi ndaj ekipit të Periskopit në Zveçan

Tentim sulmi ndaj ekipit të Periskopit në Zveçan
Dy persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e Periskopit sot në Zveçan.
Në një fotografi dërguar AGK-së, shihet se bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, AGK-ja, rekomandon që kolegët t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje.
AGK-ja, gjithashtu kërkon nga NATO dhe EULEX, që të sigurojnë gazetarët, si dhe t’u mundësojnë të raportojnë pa u penguar.