Këto udhëzime për gazetarët në raportimin mbi shëndetin janë zhvilluar si rezultat i një punëtorie dyditore me gazetarë mbi raportimin etik në fushën e shëndetit, i organizuar si një pjesë e ngjarjes ndërkombëtare “Simpoziumi për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse”, i cili u organizua në Kosovë në shtator 2023.
Për më shumë, vizitoni www.ncdsymposiumkosovo.org.
Punëtorinë për gazetarët në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, e organizuan projektet “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” (AQH) dhe “Shërbimet Shëndetësore të Integruara” (IHS), të dyja iniciativat e përbashkëta mes Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe Qeverisë Zvicerane.