Gazetarë e studentë të gazetarisë u trajnuan për raportimin e përgjegjshëm dhe etik për komunitetet

Gazetarë e studentë të gazetarisë u trajnuan për raportimin e përgjegjshëm dhe etik për komunitetet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në koordinimin e Terre des hommes – Kosovo, e ka nisur serinë e trajnimeve për antigjipsizmin në Kosovë – raportimi i përgjegjshëm dhe etik për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, për këtë vit.

Trembëdhjetë gazetarë e studentë të gazetarisë, nën mentorimin e trajnerit, Lendrit Qeli, këtë fundjavë ndjekën trajnimin e organizuar nga AGK-ja dhe Terre des hommes – Kosovo.

Pjesëmarrësit, fillimisht u njoftuan me kontekstin historik e social të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, të kuptuarit e antigjipsizmit, mediet sociale dhe rrjedhjen e racizmit, pesha e gjuhës së përdorur e të tjera.

Gjatë trajnimit, gazetarët punuan në grupe me shembuj konkret të raportimeve nga mediet qendrore në vend, duke praktikuar kështu njohuritë e fituara gjatë trajnimit.

Ky trajnim u organizua si pjesë e projektit “Drejtësia Sociale për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga organizatat partnere Terre des hommes, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe HEKS/EPER.