SafeJournalists: Kryebashkiaku i Sipovos në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të mbajë pasoja për kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarëve të Portalit Capital

SafeJournalists: Kryebashkiaku i Sipovos në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të mbajë pasoja për kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarëve të Portalit Capital

Rrjeti SafeJournalists dënon me fuqishëm fyerjet brutale nga Milan Kovac, kryetar i komunës së Sipovës dhe anëtar i shquar i partisë politike, Bashkimi i Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), drejtuar Bojana Ninkoviç, gazetare dhe Sinisha Vukeliç, kryeredaktor. të portalit Capital, nga Banja Luka në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kërcënimet dhe ofendimet pasuan pasi gazetarja Bojana Ninkovic i telefonoi kryebashkiakut Milan Kovac për të marrë komentin e tij për një hulumtim për biznesin e kompanisë së tij private. Kryebashkiaku Kovac i quajti gazetarët e Capital me fjalë fyese, i shau dhe në një mënyrë primitive e të papranueshme, u përpoq të vinte në dyshim synimin e tyre për të përfshirë deklaratën dhe komentet e tij në hulumtimin e tyre. Mallkimet dhe ofendimet vazhduan gjatë gjithë bisedës, edhe pse gazetari vazhdimisht thoshte se e gjithë biseda po regjistrohej dhe do të publikohej.

Bordi i Shoqatës së Gazetarëve të BH (BHJA), e mbështet plotësisht gazetaren Bojana Ninkovic dhe redaktorin Sinisa Vukeliç, dhe i inkurajon ata të marrin masat e parapara me ligj për të sanksionuar komunikimin e papranueshëm, primitiv dhe mizogjen të kryetarit Kovac, me gazetarët e portalit Capital dhe media të tjera hulumtuese në BH.

Rrjeti SafeJournalists i vlerëson veprimet e kryebashkiakut Milan Kovac si një shkelje të papranueshme të lirisë së shprehjes, sigurisë dhe punës dinjitoze të gazetarëve dhe një shfaqje të papërshtatshme të pushtetit politik ndaj punonjësve të medias. Gjithashtu, Rrjeti e njeh këtë rast si një sulm tipik mizogjenik dhe politik ndaj një gazetareje me elemente të dhunës me bazë gjinore, gjë që kryebashkiaku Kovac e demonstroi më herët në komunikimin e tij me gazetaret, siç paralajmëruan kolegët e gazetarëve të BH.

Rrjeti SafeJournalist i bashkohet anëtarit të tij BHJA, në mbështetjee të gazetarëve e portalit Capital, dhe qëllimin e tyre për të ngritur padi e për të ndërmarrë veprime të tjera ligjore përpara institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe parandalimin e të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore ndaj medias.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 05.04.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Shoqata e Gazetarëve të BH

Shoqata e Gazetarëve Kroatë

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave të Malit të Zi