SafeJournalists dhe partnerët e MFRR: Kërcënime me vdekje ndaj redaksisë së revistës javore Nacional në Kroaci

SafeJournalists dhe partnerët e MFRR: Kërcënime me vdekje ndaj redaksisë së revistës javore Nacional në Kroaci
photo: canva

Redaksia e revistës së përjavshme Nacional mori kërcënime me vdekje nëpërmjet një mesazhi të hënën, 20 maj 2024. Rrjeti i SafeJournalists dhe partnerët e Reagimit të Shpejtë të Lirisë së Medias (MFRR) u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse në Kroaci që të përgjigjen menjëherë, të gjejnë dhe të ndjekin penalisht autorin.

Mesazhi i dërguar në telefonin zyrtar të Nacional përmbante tekstin e mëposhtëm: “Ti dhe ata si ti e kryet atentatin ndaj kryeministrit Fico duke shkruar gjysmë të vërteta, gënjeshtra dhe duke nxitur njerëzit kundër atyre që e bëjnë punën e tyre vetëm për të fituar para. Informatori juaj i trefishtë e pagoi me jetë dhe së shpejti do ta bëjnë edhe të gjithë redaktorët e ‘axis of evil’. Po presim momentin për të kapur sa më shumë prej jush së bashku që të mos shpërdorojmë eksploziv. Shkapat e mbijetuara do të fillojnë të shkruajnë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, jo duke gënjyer, shpikur dhe shkruar vetëm për të fituar para. Ne po ju vështrojmë dhe t’i marrim më shumë se dy, do të jetë një sukses, kështu që shkruani testamentet tuaja…”

Redaksia e Nacional ka raportuar menjëherë për kërcënimin në polici dhe ka njoftuar Ministrin e Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviq. Ky kërcënim është veçanërisht alarmues pasi i bën jehonë historisë tragjike të pronarit dhe redaktorit të Nacional, Ivo Pukanić, dhe drejtorit të marketingut, Niko Franjić, të cilët u vranë në një sulm me bombë në Zagreb më 23 tetor 2008. “Ky kërcënim është serioz. Ju përmendët eksplozivët. Është e pamundur të mos mendosh për kolegët tanë që u vranë në një atentat me bombë të përshkruar nga prokurori i shtetit si sulmi më i dhunshëm në historinë moderne kroate. Por. ne nuk do të lejojmë që kërcënimet të ndikojnë në punën tonë,” tha kryeredaktori Berislav Jelinić për EFJ. Jelinić ka qenë nën mbrojtjen e policisë për pesë vjet, nga viti 2008 deri në vitin 2013 për shkak të kërcënimeve të lidhura me mafian e duhanit të lidhur me vrasjen e kolegëve të tij në vitin 2008. Ai madje ka qenë objektiv i dy atentateve. Kërcënimi me vdekje, tashmë shqetësues, merr një dimension edhe më të frikshëm në këtë kontekst shumë të ngarkuar.

Hrvoje Zovko, president i Shoqatës së Gazetarëve Kroatë (CJA), deklaroi: “Për Shoqatën e Gazetarëve Kroatë, ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë jo vetëm për sigurinë e kolegëve tanë nga Nacional, të cilët ne i mbështesim, por edhe një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave. Do t’ju kujtoj vetëm se kryeministri Andrej Plenkoviç, pak më shumë se një muaj më parë, etiketoi në mënyrë të rrezikshme disa media, përfshirë Nacionalin, si ‘boshtin e së keqes’ pokret” drejtuar redaksisë së të përjavshmes Novosti dhe gjithë komunitetit gazetaresk, duke i cilësuar praktikisht mediat si armiq të shtetit”, theksoi Zovko.

Rrjeti SafeJournalists dhe partnerët e MFRR u bëjnë thirrje institucioneve përkatëse në Kroaci që të kryejnë një hetim të plotë dhe të sjellin para drejtësisë autorin e kërcënimit me vdekje. Incidente të tilla paraqesin një sulm serioz ndaj lirisë së medias dhe rrezikojnë më tej sigurinë e gazetarëve që punojnë çdo ditë në kushte gjithnjë e më të vështira. Është e nevojshme të sigurohet që të gjithë gazetarët të mund të kryejnë punën e tyre pa frikë nga dhuna dhe kërcënimet, dhe për këtë arsye është thelbësore që institucionet përkatëse të demonstrojnë vendosmëri në mbrojtjen e lirisë së medias. Ne, gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve të ndalojnë targetimin e mediave, pasi retorika e tyre nxitëse inkurajon individët dhe grupet që të kërcënojnë gazetarët.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të ofrojnë mbështetje domethënëse për sigurinë e gazetarëve.

SafeJournalists Network

Association of Journalists of Kosovo

Association of Journalists of Macedonia

BH Journalists Association

Croatian Journalists’ Association

Independent Journalists’ Association of Serbia

Trade Union of Media of Montenegro

Media Freedom Rapid Response

European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)

The European Federation of Journalists (EFJ)

International Press Institute (IPI)

Free Press Unlimited (FPU)