Sulme ndaj gazetarëve, Mitrovicë e Veriut, 02.10.2024

Sulme ndaj gazetarëve, Mitrovicë e Veriut, 02.10.2024

Translations: English 

  • Informacioni i rastit

  • Informacione Personale

  • Qendra rajonale
    Prishtinë
  • Kush u sulmua?
    Grupi
  • Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupit
    Florinda Kelmendi dhe Blinera Mehmeti
  • Media

  • Emri i medias
    Kallxo.com dhe Telegrafi.com
  • Lloji i platformës mediatike
    Media Online
  • Burimi i informacionit për ngjarjen
    Deklarata per media
  • Të dhënat e incidentit

  • Data e incidentit
    02.10.2024
  • Qyteti
    Mitrovicë e Veriut
  • Autori(t)
    I njohur (i dyshuar)
  • Sulmuar nga
    Nga zyrtarët publikë dhe/ose përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv
  • Mjetet e incidenteve dhe sulmeve
    Personalisht
  • Lloji i incidentit
    Sulmet aktuale ndaj gazetarëve
  • Lloji i sulmit
    attack_physical_snatch
  • Veprimet e autoriteteve

  • Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve

  • A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?
    po
  • Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?
    Shoqata ka reaguar publikisht

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon me shqetësim lidhur me veprimin pengues të shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut drejt gazetares së Kallxo.com Florinda Kelmendi dhe gazetares së Telegrafit, Blinera Mehmeti.

Gazetarët gëzojnë të drejtë për të ushtruar detyrën e tyre të papenguar dhe çfarëdo përpjekje që cenon një të drejtë të tillë është e papranueshme, përkeqëson ambientin e të bërit gazetari dhe pengon informimin e drejtë dhe pasqyrimin objektiv të ngjarjes.

“Derisa unë po xhiroja arrestimin e Aleksandar Arsenijeviq, shefi i kabinetit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Visar Syla ka vendosur dorën në kamerën e telefonit tim dhe më ka thënë ‘mos xhironi!’. Unë i kam thanë që detyrë e kemi. Njëjtë ka penguar edhe punën e koleges gazetare nga Telegrafi.com” , është shprehur gazetarja e Kallxo.com lidhur me ngjarjen.

“Nuk na ka lon me xhiru, i kemi thonë është detyra jone prape insistojke me ndal xhirimin”, ka thënë gazetarja e Telegrafit.

AGK bën thirrje që zyrtarët shtetëror të shmangin veprime të tilla që cenojnë punën e gazetarëve dhe rikujton gjendjen e rënduar të lirisë së medias në vend, që evidentohet edhe në raporte të matësve kredibil ndërkombëtar sikurse Reporterët pa Kufij, ku Kosova ka shënuar rënie prej 19 vendesh.