Translations: English
Informacioni i rastit
Informacione Personale
- Qendra rajonalePrishtinë
- Kush u sulmua?Grupi
- Emrat dhe mbiemrat e anëtarëve të grupitNaim Kryeziu, Fatos Rakovica
Media
- Burimi i informacionit për ngjarjenSocial media
Të dhënat e incidentit
- Data e incidentit28.04.2025
- QytetiPrishtina
- Autori(t)I njohur (i dyshuar)
- Sulmuar ngaqytetarë (të zakonshëm).
- Mjetet e incidenteve dhe sulmeveMjete të tjera incidentesh dhe sulmesh
- Lloji i incidentitKërcënime të tjera për gazetarët
- Lloji i kërcënimitTë tjera
Veprimet e autoriteteve
Aksioni i marrë nga shoqata e gazetarëve
- A ishte shoqata e gazetarëve të informuar drejtpërdrejt nga gazetarët?E panjohur
- Cili ishte reagimi i shoqatës së gazetarëve?Shoqata ka reaguar publikisht
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për padinë që gazetari Naim Kryeziu dhe operatori i kamerës Fatos Rakovica kanë ngritur kundër ish-vendit të tyre të punës, Kanal 10 (Java Multimedia Production).
Të dy kanë deklaruar në një reagim se “janë larguar në mënyrë arbitrare nga puna, nuk u janë ekzekutuar dy pagat e fundit dhe nuk u janë paguar kontributet pensionale” gjatë kohës së punës në këtë media.
AGK-ja përkrah betejën e tyre ligjore dhe e konsideron publikimin e rastit si një moment të rëndësishëm në betejën e gazetarëve dhe punonjësve medialë për të kërkuar respektimin e Ligjit të Punës.
AGK-ja inkurajon gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë medialë që të kërkojnë respektimin e kontratave të punës dhe të obligimeve që dalin prej tyre, sipas Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës.
AGK-ja do të ofrojë përkrahje për të gjithë gazetarët dhe punonjësit medialë që shkeljet e pretenduara të kontratave t’i adresojnë në Inspektoratin e Punës dhe në gjykatat vendore.