Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK dhe forumZFD- Programi në Kosovë sot kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.
Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha dhe Nehari Sharri, Drejtor i forumZFD- Programi në Kosovë, për të nisur hapat e parë të një partneriteti afatgjatë në mes të palëve.
Projekti i parë i këtij bashkëpunimi do të jetë trajnimi online për gazetarë, në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën (BmK) dhe Gazetarinë e sensibilizuar për konflikte. Ky trajnim do të realizohet nga profesionist të gazetarisë dhe hulumtues të fushës, komunikimi dhe të gjitha materialet do të ofrohen në tre gjuhë: gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe gjuhë serbe.
Memorandumi është në dobi të dyja palëve me anë të cilit do të mundësohet trajnimi dhe profesionalizimi i mëtejmë i gazetarëve për të raportuar për gazetarinë e sensibilizuar për konflikt.