AGK-ja dënon gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

AGK-ja dënon gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i indinjuar me gjuhën fyese dhe të papranueshme të profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Në dy paraqitje mediale në ditët e fundit, Spahiu ka përdorur fjalor ofendues dhe diskriminues në raport me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në vendin tonë.

AGK-ja e fton zotin Spahiu të kërkojë falje publike për fjalorin, dhe nga mediat që të punojnë për të mos lejuar hapësirë të një gjuhe që cenon integritetin e qytetarëve të Kosovës të këtij komuniteti.

AGK-ja gjithashtu kërkon nga KPM-ja dhe KMSHK-ja të monitorojnë gjuhën e urrejtes ndaj komuniteteve në media.

Nëpërmjet disa bashkëpunimeve dhe aktiviteteve, AGK-ja angazhohet vazhdimisht për përfshirjen e të tri komuniteteve, rom, ashkali dhe egjiptian në jetën publike të Kosovës dhe kundër përdorimit të gjuhës fyese dhe përjashtuese ndaj tyre.