AGK-ja e dënon fuqishëm kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Berat Buzhala

AGK-ja e dënon fuqishëm kërcënimin me vrasje ndaj gazetarit Berat Buzhala

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me kërcënimin me vrasje që është bërë ndaj gazetarit dhe themeluesit të “Nacionales”, Berat Buzhala.

Ai ka publikuar një mesazh që i ka ardhur në Facebook, nga një qytetar i cili ka shkruar “Besen e Shqiptarit po ta jap se pat vra ty e do si ti se lo dije ditet e numrume i ki, jo vec pi meje po ke T’fala prej Popullit Kosovar”.

Ky është një kërcënim shumë serioz që vë në rrezik sigurinë e Buzhalës dhe medies ku punon, dhe AGK-ja e fton Policinë e Kosovës që ta shqyrtojë seriozisht dhe urgjentisht rastin e të mbajë përgjegjës personin në fjalë.

AGK-ja e sheh me shqetësim të madh përhapjen e vazhdueshme të gjuhës së urrejtjen dhe lincimit ndaj gazetarëve, që vjen më së shumti nga zyrtarë qeveritarë dhe të partisë në pushtet.

AGK e fton kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të ndalë gjuhën lincuese ndaj gazetarëve dhe medieve në Kosovë, dhe që të njëjtën ta bëjnë edhe zyrtarët e tjerë të partisë së tij.