AGK-ja, e mbështet gazetaren Qëndresa Krelani, kërkon të ndalen fushatat denigruese kundër saj

AGK-ja, e mbështet gazetaren Qëndresa Krelani, kërkon të ndalen fushatat denigruese kundër saj

Gazetarja e sportit në televizionin publik të Kosovës, RTK, Qëndresa Krelani – Qeqa, është bërë sërish subjekt i fushatave denigruese online.

Në disa video të shpërndara së fundi, vihet në pah në mënyrë nënçmuese deklarata e ish-trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Ghila i cili kishte deklaruar se ka marrë parasysh këshillat e gazetares për formacionin që kishte vënë në fushë në një prej ndeshjeve.

AGK-ja, i dënon fuqishëm këto fushata dhe u bën thirrje të gjithë akterëve, duke përfshirë kolegë të sportit, që t’i ndalojnë ato menjëherë.

Krelani është një shembull i jashtëzakonshëm i një gruaje në gazetarinë sportive, të super-dominuar nga burrat. Puna e saj shërben si shembull e inkurajim për të tjera gra që të merren me gazetari sportive, dhe fushatat kundër saj e dëmtojnë rëndë këtë kauzë.

AGK-ja, e inkurajon kolegen Krelani që ta vazhdojë punën e saj në interest të publikut.