
Zyrat e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, i kanë vizituar gazetarët e rinj shqiptarë dhe serbë të programit “Media Fellowship”, të Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Tetë ( 8 ) gazetarët, kanë bashkëbiseduar me Kryetarin e Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, si dhe Drejtoren Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi Bojaj.
Kolegët u njoftuan nga afër me punën që bën AGK-ja për të mbrojtur dhe promovuar punën profesionale të gazetarëve, mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe medieve, si dhe angazhimin për sigurinë e gazetarëve në Kosovë.
Krahas projekteve që implementon AGK-ja, në bashkëpunim me organizatat partnere, Kryetari Rexha dhe Drejtorja Mulliqi Bojaj, njoftuan gazetarët gjithashtu për strehimin e kolegëve nga Ukraina dhe Afganistani, si dhe projektet e aktivitetet që janë planifikuar të mbahen muajve pasues.




