Gazetari serb Dasko Milinoviq sulmohet me shufra metalike

Gazetari serb Dasko Milinoviq sulmohet me shufra metalike

Dy burra të rinjë e kanë sulmuar gazetarin dhe moderatorin e emisionit të radios “Dasko ^ Mladja”, Dasko Milinoviq, mëngjesin e sotëm, rreth orës 6:45 në Novi Sad, rrugës për në punë, duke shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Më 16 Prill, sipas informacioneve të mbledhura deri më tani, sulmuesit fillimisht e spërkatën me gaz lotsjellës dhe sipas të gjitha gjasave provuan ta godasin në kokë me një shufër. Gazetari megjithatë arriti ta mbulojë fytyrën me duar duke e parandaluar fatkeqësinë. Sulmuesit më pas u larguan. Milanoviq ka lëndime të lehta trupore dhe momentalisht gjendet në qendrën emergjente. Policia dhe Prokuroria kanë vepruar menjëherë në lidhje me rastin.

“Është sulm i aktivistëve fashistë në një anti-fashist, në këtë rast sulmi u bë në drejtim të gazetarit anti-fashist. Më sulmuan rrugës për në punë, por për fat të mirë ata ishin të ngathët dhe budallenj. I kam vërejtur tek më ndjekin edhe ditën e kaluar, ndaj dhe kur i pashë tek më afrohen arrita të pozicionohem për vetëmbrojte” tha Dashko për Rrjetin SJ.

Duke shtuar tutje se “ne duhet të vazhdojmë të luftojmë pa u frikësuar, për një shoqëri ku njerëzit nuk do të rrahen vetëm për bindjet politike”.

Dashko ka qenë cak i sulmeve të ndryshme, por kjo është hera e parë që ai u përball me sulm direkt.

Zheljko Bodrozhiq, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Serbisë – IJAS, tha se “sulmi në drejtim të kolegut tonë Dashko Milinovic tregon se sa është helmuar shoqëria jonë dhe se si dhunën e shohin si zgjidhjen e vetme të problemeve”/

“Sulmi të drejtim të tij është alarues për faktin se profesioni i jonë është në spik të gijotinës, që po lutet për mëshirë dhe mosmiratim të xhelatëve. Natyrisht së duhet të përmendet fakti se Prokurori dhe Policia kanë vepruar shpejtë, mirëpo kjo është detyra e tyre. Represioni, opresioni dhe shënjestrimi afatgjatë i gazetarëve kanë arritur të na çnjerëzojnë, dhe tani çdo huligan ndihet i dhunshëm ndaj kolegëve tanë. Do të doja të tregohem optimist duke thënë se diçka e tillë nuk guxon të ndodhë përsëri, pork am frikë se do ta gënjeja veten dhe të tjerët” tha ai.

IJAS e dënon ashpër sulmin brutal. Ata u shprehën në një deklaratë të tyren se janë në ankth për digurinë e gazetarëve, sepse në këtë rast ky sulm ishte i organizuar. Ata gjithashtu u shprehën se ky lloj sulmi rikujton sulmet e mëhershme brutale nga e shkuara e errët, të kryera në drejtim të gazetarëve.

Vetëm përgjatë këtij viti në IJAS janë regjistruar 35 rastë të sulmeve dhe presionave në drejtim të gazetarëve, përfshirë edhe rastin në fjalë, në ndërkohë që përgjatë vitit të kaluar në databazën e asociacionit janë regjistruar 189 raste, prej së cilave 32 ishin sulme fizike.

Rrjeti SafeJournalists përfaqësues i mëse 8,200 profesionistëve medialë në Ballkanin Perëndimor i bashkohet anëtarit të vetë IJAS në dënimin e këtij sulmi mizor në drejtim të Dashkos dhe rikujton se Serbia ka histori të moszgjidhjes së rasteve të sulmeve në drejtim të gazetarëve. Është shqetësues fakti se si shoqëria Serbe po fundoset tutje në ndashmëritë që sjellin këto pasoja. Edhe pse Prokuroria dhe Policia kanë reaguar menjëherë, Rrjeti SafeJournalists pret që sulmuesit e rastit të fundit të gjenden, së bashku me urdhërdhënësin e krimit.

Ne do t’i njoftojmë të gjithë akterët relevant, si kombëtarë ashtu edhe ndërkombëtarë. Secili sulm në gazetarë është sulm mbi interesin publik, demkokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 14.04.2021

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të të BH

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë

Sindikata e Mediave e Malit të Zi