Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, e cila përfaqëson më shumë se 8,000 anëtarë, dënon fuqishëm sulmin ndaj gazetares së RTV 21 – Almedina Ismaili, e cila ka pranuar një kërcënim serioz pas publikimit të një kronike për njërin nga anëtarët e partisë politike, Aleanca për Shqiptarët.
Me 27 janar 2020, Ismaili ka shkruar një artikull në të cilin përmend Neshat Ademin, një ish anëtar i Aleancës për Shqiptarët (ASH). Pastaj, ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook duke njoftuar se ishte larguar nga Aleanca për Shqiptarët. Pas publikimit të kronikës, Ismaili ka pranuar një thirrje telefonike nga Ademi, përmes së cilës ky i fundit e ka kërcënuar seriozisht. Ai i ka thënën asaj; “Mendoj se ju nuk jeni rrahur që një kohë të gjatë. Do të të vrasë po e publikuat artikullin.”
Rasti është raportuar në polici dhe një ditë më vonë Ademi është ftuar në stacionin policor për të dhënë deklaratë. Fatkeqësisht, institucionet e zbatimit të ligjit nuk kanë evidentuar ndonjë element për të hapur kallëzim penal ndaj Ademit.
“Dua të rikujtoj se vetëm përmes sanksionimit strikt nga institucionet, mund të parandalohen sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve në të ardhmen. Shteti ka për obligim të krijoj sistem efektiv të parandalimit dhe dënimit të dhunës ndaj gazetarëve. Kjo është thelbësore për të përmirësuar situatën e lirisë së shprehjes në vend”, ka thënë Mladen Chadikovski, kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë.
Në vetëm një muaj kanë ndodhur katër sulme dhe kërcënime serioze ndaj gazetarëve, të cilat janë po aq sa janë regjistruar për gjatë gjithë vitit 2019 në Maqedoninë e Veriut. Në katër raste, subjekt i presionit kanë qenë gazetarët gra, gjë që e rritë shqetësimin edhe më shumë sepse pasqyron një trend negativ në vend.
Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve, mbështetë Asociacionin e Gazetarëve të Maqedonisë në përpjekjet e tyre për të mbrojtur gazetarët dhe lirinë e shprehjes në Maqedoninë e Veriut. Në të njëjtën kohë, kërkojmë prej institucioneve relevante ta marrin më me seriozitet këtë sulm ndaj gazetares dhe të shqiptojnë dënime të duhura.
Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb, 31 janar 2020.
Asociacioni i Gazetarëve të B&H
Sindikata e Medieve të Malit të Zi
Asociacioni i Gazetarëve Kroatë
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë
Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë