Platforma Rajonale: Lironi menjëherë gazetaren e arrestuar

PODGORICË, 01/06/2020 – Platforma Rajonale për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Mbrojtjen e Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor, e cila përfaqëson më shumë se 8 000 anëtarë kërkon që gazetarja malazeze, Andjela Djikanovic urgjentisht të lirohet nga paraburgimi dhe çdo procedim gjyqësor ndaj saj të bëhet përmes mbrojtjes në liri.

Djikanovic është mbajtur për 72 orë në paraburgim me dyshimin e veprës penale të ngjalljes së panikut dhe ç’orientimin e publikut, përmes publikimit të një lajmi në të cilin thuhet, se; 250 pjesëtarë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës ROSU, do të jenë në dispozicion të policisë malazeze ditën e Krishtlindjeve Ortodokse. Lajmi u demantua shpejtë nga Qeveria e Malit të Zi. FOS Media, i cili është një portal, ku kryeredaktore është Djikanovic, ka tërhequr këtë informatë afërsishtë pas një ore dhe ka kërkuar falje publikisht. Në mbrëmjen e 5 janarit, Djikanovic është dërguar në mbajtje, ku ende vazhdon të qëndroj.

“Arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim të gazetares, ne e konsiderojmë si një reagim të tepërt nga ana e prokurorisë së Malit të Zi, për të cilën kërkojmë që të lirohet menjëherë dhe nëse fillon ndonjë procedurë penale ndaj saj, të ketë mundësinë të mbrohet në liri. Këto ditë, tensionet në Malin e Zi janë tejet të larta, por arrestimi i gazetarëve nuk kontribuon në uljen e tyre,” ka thënë Marjana Camovic, Kryetare e Sindikatës së Mediave në Malin e Zi.

Platforma Rajonale për Avokimin e Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve konsideron se arrestimi i gazetarëve është i papranueshëm, duke pasur parasysh se gazetarja Djikanovic ka tërhequr lajmin afërsisht pas një ore, menjëherë pasi që ai ishte demantuar, çfarë është periudhë shumë e shkurtër për të ngjallur panik në Malin e Zi. Ajo ka kërkuar falje për publikimin e lajmit, çfarë tregon se qëllimi i saj nuk ishte për të krijuar panik dhe ç’orientim.

Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zabreb, 06. 01. 2020.

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës

Sindikata e Mediave në Mal të Zi

Asociacioni i Gazetarëve Kroat

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë