Rrjeti SafeJournalists, Organizatat Partnere të Platformës MFRR dhe RSF i dërguan letër të hapur kreut të SPAK në Shqipëri

Rrjeti SafeJournalists, Organizatat Partnere të Platformës MFRR dhe RSF i dërguan letër të hapur kreut të SPAK në Shqipëri
photo: canva

Rrjeti SafeJournalists dhe organizatat partnere të Media Freedom Rapid Response – MFRR dhe Reporters Without Borders – RSF, i shkruan një letër kreut të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri, për të shprehur shqetësimin për veprimet e fundit të ndërmarra të SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno. Vendimi për të sekuestruar pajisjet dhe për t’i bërë presion atij për të treguar burimet e tij është një çështje alarmante e rëndësishme për ne si organizata të përkushtuara për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, lirisë së medias dhe integritetit gazetaresk. Veprimet e kryera ndaj Qynos, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij, sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjnë një precedent shqetësues. Veprime të tilla do të ndikojnë direkt në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri, dhe më gjerë.

Rrjeti SafeJournalists dhe organizatat partnere i kërkuan SPAK-ut të rivlerësojë qasjen e tij në këtë rast. Kthimi i pajisjeve të sekuestruara Qynos dhe ndërprerja e të gjitha përpjekjeve për të zbuluar burimet e tij do të tregonte mirëkuptim, respektim dhe mbrojtje të lirisë së medias dhe mbrojtjes së burimeve gazetareske në Shqipëri. Kjo qasje, do të përputhej me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe entitete të tjera ndërkombëtare të dedikuara për lirinë e medias.

I kemi bërë thirrje SPAK-ut që të ketë prioritet mbrojtjen e burimeve gazetareske, gjë që është thelbësore për ruajtjen e lirisë së shtypit dhe parimeve demokratike. Marrëdhënia e besimit midis gazetarëve, burimeve të tyre, publikut dhe zbatimit të ligjit varet shumë nga respektimi dhe ruajtja e këtyre vlerave.

Lexo letrën këtu

Nënshkruar nga:

SafeJournalists Network 

Association of Journalists of Kosovo

Association of Journalists of Macedonia

BH Journalists Association

Croatian Journalists’ Association

Independent Journalists Association of Serbia

Trade Union of Media of Montenegro

European Center for Press and Media Freedom

European Federation of Journalists

Free Press Unlimited 

International Press Institute

OBC Transeuropa

Reporters Without Borders