SafeJournalists: 2 Nëntori – Përkujtim dhe paralajmërim për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor  

SafeJournalists: 2 Nëntori – Përkujtim dhe paralajmërim për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor  

Derisa të gjitha vrasjet, sulmet fizike dhe kërcënimet me vdekje në drejtim të gazetarëve të zgjidhen dhe ndëshkohen, 2 Nëntori do të jetë përkujtues i çmimit të lartë që gazetarët e paguajnë në ndërkohë që punojnë për interesat e qytetarëve.  

Duke i marrë parasysh pasojat e mos-ndëshkimit, posaçërisht të krimeve në drejtim të gazetarëve, më 2013 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara emërton 2 nëntorin si “Dita Ndërkombëtare për Përfundimin e Mos-ndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve”.  

Përgjatë këtyre shtatë viteve, në Ballkanin Perëndimor nuk ka ndryshime të dukshme përsa i përket investigimeve për rastet e vrasjeve të gazetarëve apo atyre të cilët ishin cak, edhe dekada më herët. 

Në ndërkohë që në Bosnje e Hercegovinë në rastin e tentim vrasjes së Vladimir Jovanoviqit, një person u fajësua në gjykatë, rastet e vendeve të tjera vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura. Në Malin e Zi një bashkëpunëtor u dënua për vrasjen e Dushko Jovanoviqit më 2004, por urdhërdhënësit dhe organizuesit e krimit vazhdojnë të mbeten të panjohur. Në rastin e qëllimit me armë të Olivera Lakiç u mor vesh se personi i cili e ka qëlluara Lakicin është identifikuar me 2019, por nuk u shënua progres në investigimin e rastit, si dhe autoritetet heshtën. 

Në Serbi vrasjet e Radislava Vujasinoviq më 1994, dhe ajo e Milan Pantiq me 2001 janë ende në fazat e para të hetimit, në ndërkohë që gjykimit për rastin e Slavko Curuvijas po i vjen fundi. Hulumtimi për vrasjen në tentativë të të ndjerit Dejan Anastasijeviq më 2007 nuk rezultoi i suksesshëm, në ndërkohë që gjykimi për tentim zjarrvënie ndaj Milan Jovanoviqit më 2018 ende vazhdon.  

Edhe pse më 2017 Kryeprokurori i shtetit të Kosovës ka emërtuar një prokuror-koordinator të merret me rastet e gazetarëve, nga ku janë katër të pagjetur, si dhe dymbëdhjetë të vrarë, raste ende nuk janë zgjidhur.  

Rastet e sulmeve në drejtim të gazetarëve në Maqedoninë e Veriut janë trefishuar nga vitit 2019 (nga 4 në 14 raste) dhe më shumë se gjysma e gazetarëve të cilët ishin pre e sulmeve janë gra.  

Mesazhet të cilat i përçojnë institucionet nuk janë aspak shpresëdhënëse: Që nga viti 2014 Rrjeti SafeJournalists ka regjistruar mëse 774 raste të sulmeve: Në Malin e Zi 43 raste, në Kroaci 64, në Maqedoninë e Veriut 72 raste, në Kosovë 128, në Bosnje dhe Hercegovinë 171, si dhe në Serbi 295 raste. Shumë nga këto raste të mbeten të pazgjidhur. Investigimet rreth 14 sulmeve mbi 19 punonjës medialë nga policia dhe qytetarët gjatë protestave në Serbi, gjashtë raste nga së cilat janë hospitalizuar po ecin me hapa të ngadaltë – një rast është zgjidhur, ndërsa 9 të tjera janë duke u hetuar nga Prokuroria.  

Rrjeti SafeJournalists rikujton qytetarët e rajonit se gazetarët janë të rrezikuar për plasmini e informatave që janë me interes publik për ta dhe i fton që t’a ngrisni zërin për ta. Institucionet shtetërore, si Prokuroria dhe Policia duhet të trajtojë më me seriozitet sulmet ndaj gazetarëve, t’i hetojnë dhe t’i sjellin kriminelët pranë drejtësisë. Duke vepruar kështu do të shfaqin përkushtimin e tyre për lirinë e medies. Vonesat, ngurrimi dhe refuzimi që të ngrihen padi ex officio, në kombinim me sulmet verbale nga zyrtarët e lartë, fushatat njollosëse në medie dhe presionet e natyrave të ndryshme, si rezultat krijojnë ambient të përshtatshëm për rrezikim të mëtutjeshëm të gazetarëve.  

Secili sulm ndaj gazetarëve është sulm në interesin publik, demokracinë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve. 

Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 02.11.2020 

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës 

Asociacioni i Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës 

Sindikata e Mediave e Malit të Zi 

Asociacioni i Gazetarëve Kroatë 

Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë 

Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Serbisë