SafeJournalists dhe MFFR: Kërkojmë përgjegjësi për sulmet kundër gazetarëve në Serbi

SafeJournalists dhe MFFR: Kërkojmë përgjegjësi për sulmet kundër gazetarëve në Serbi
FOTO: Slavko Ćuruvija Fondacija

Mbrojtësit e lirisë së medias dënojnë 25 vjetorin e pandëshkueshmërisë së vrasjes së Ćuruvija

Duke përkujtuar 25 vjet që nga vrasja brutale e gazetarit serb Slavko Ćuruvija, organizatat për lirinë e medias bashkohen për të dënuar mosndëshkimin e vazhdueshëm në këtë rast dhe kërkojnë llogari për të gjitha aktet e dhunës ndaj gazetarëve në Serbi. Shfajësimi i fundit i pjesëtarëve të sigurimit të akuzuar për vrasjen e Ćuruvija, si dhe sulmet në rritje kundër gazetarëve në Novi Sad, nënvizojnë nevojën urgjente që autoritetet të veprojnë dhe të mbrojnë lirinë e mediave në Serbi.

Duke shënuar një çerek shekulli nga vrasja e gazetarit serb Slavko Ćuruvija, Rrjeti i SafeJournalists dhe partnerët e Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR), janë njëzëri në dënimin e mosndëshkimit për vrasjen e tij. Ćuruvija – redaktor dhe botues i mirënjohur, u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij në Beograd më 11 prill 1999. Askush nuk është dënuar për ekzekutimin e tij ose për urdhërimin e vrasjes.

Drejtësia në rastin e Ćuruvija u vonua që në fillim, me gjykimin e parë që filloi vetëm 16 vjet pas vdekjes së tij, në qershor 2015. Të akuzuarit u dënuan me 100 vjet burg në vitin 2019, një rigjykim në 2021, konfirmoi vendimet e fajësisë. Megjithatë, vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit të Beogradit për të liruar ish-pjesëtarët e sigurimit shtetëror serb të implikuar në vrasjen e Ćuruvija për shkak të mungesës së pretenduar të provave, është thellësisht shqetësues.

Ky vendim tronditës, që shkon kundër dënimeve të mëparshme, ka ngritur shqetësimet tona për përkushtimin e Serbisë ndaj të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Duke marrë parasysh gjithashtu vdekjet e pazgjidhura të Milan Pantiqit në 2001 dhe Dada Vujasinović në 1994, mjedisi i përgjithshëm i pandëshkueshmërisë kërkon vëmendje.

Nevojë urgjente për veprim: përshkallëzohen sulmet kundër gazetarëve në Novi Sad

Për më tepër, mosndëshkimi për dhunën e djeshme vetëm sa intensifikon shqetësimet tona për mjedisin e sotëm. Një përshkallëzim i paprecedentë i kërcënimeve dhe sulmeve kundër gazetarëve në Novi Sad, në Serbinë veriore, nënvizon nevojën për veprime konkrete për të mbrojtur sigurinë e gazetarëve në vend.

Jemi thellësisht të alarmuar kur shohim mungesën e institucioneve në reagimin efektiv ndaj këtyre sulmeve, gjë që përkeqëson rreziqet me të cilat përballen gazetarët. Ringjallja e fyerjeve nga politikanët në debatet publike thekson gjithashtu nevojën që zyrtarët të përmbahen nga synimi i gazetarëve.

Gjatë muajit të kaluar, drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës (NDNV), Ana Lalić Hegediš dhe Dinko Gruhonjić, kanë qenë objektiv i kërcënimeve serioze me vdekje. Përballë mungesës së reagimit të autoriteteve, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme për një hetim të plotë dhe dënim të autorëve, MFRR-ja ka ofruar mbrojtje private për të dy gazetarët për herë të parë.

Në këtë përvjetor të zymtë, ne përsërisim se një valë e tillë sulmesh, ngacmimesh dhe kërcënimesh është e papranueshme dhe duhet të përballet me masa mbrojtëse të shpejta dhe vendimtare nga autoritetet serbe.

Serbia duhet t’i japë përparësi sigurisë së gazetarëve dhe t’i japë fund mosndëshkimit të sulmeve

Ndërsa përkujtojmë Slavko Ćuruvija, ne ritheksojmë përkushtimin tonë për të mbrojtur lirinë e medias dhe i bëjmë thirrje shtetit serb që të ketë prioritet sigurinë e gazetarëve. Ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë gazetarët në Serbi, të cilët me guxim vazhdojnë punën e tyre jetike përballë vështirësive. Autorët e dhunës dhe frikësimit duhet të mbajnë përgjegjësi për të siguruar një mjedis të lirë dhe të sigurt për punonjësit e medias në Serbi.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet me ne për të dënuar pa mëdyshje mosndëshkimin në rastet e Slavko Ćuruvija, Milan Pantiq dhe Dada Vujasinović. Ne i nxisim ata të zgjidhin këto raste dhe të mbështesin përpjekjet për të garantuar drejtësi për të gjithë gazetarët që janë vënë në shënjestër për angazhimin e tyre ndaj së vërtetës dhe transparencës.

Nënshkruar nga:

 

SafeJournalists Network

Association of Journalists of Kosovo

Association of Journalists of Macedonia

BH Journalists Association

Croatian Journalists’ Association

Independent Journalists Association of Serbia

Trade Union of Media of Montenegro

 

Media Freedom Rapid Response

ARTICLE 19 Europe

European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)

European Federation of Journalists (EFJ)

Free Press Unlimited (FPU)

International Press Institute (IPI)

OBC Transeuropa