SafeJournalists dhe MFRR dënojnë mosndëshkimin e për dy dekadave të vrasjes së Duško Jovanović

SafeJournalists dhe MFRR dënojnë mosndëshkimin e për dy dekadave të vrasjes së Duško Jovanović
Mediji dnevni list dan Dusko Jovanovic

Në 20 vjetorin e vrasjes së gazetarit malazez Duško Jovanović, SafeJournalists dhe MFRR, bëjnë thirrje për veprime më të forta nga autoritetet.

Organizatat për lirinë e medias bashkërisht dënojnë dy dekadat e mosndëshkimit në rastin e vrasjes së gazetarit Dushko Jovanoviq dhe u bëjnë thirrje autoriteteve malazeze, përfaqësuesve politikë dhe organeve përkatëse, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë autorët dhe organizatorët.

Dushko Jovanoviq ishte themelues, drejtor dhe kryeredaktor i gazetës së përditshme “Dan”, një nga gazetat e para private në Mal të Zi. Ai u vra para zyrës së gazetës së tij më 27 maj 2004. Për këtë krim më të rëndin në historinë e gazetarisë malazeze, është dënuar vetëm një bashkëpunëtor, i cili së shpejti do të jetë i lirë pasi gati ka kryer dënimin me burg shumëvjeçar.

Sipas organizatave të medias vendase dhe ndërkombëtare, hetimi shumëvjeçar është kryer keq dhe joefektiv, me shumë shkelje të evidentuara për të cilat askush nuk është mbajtur përgjegjës. Pavarësisht njoftimeve nga zyrtarët më të lartë malazezë në vitet e fundit se mund të pritej përparim në hetim, asnjë nuk është bërë, ose të paktën publiku nuk është informuar. Për këtë arsye, ne me të drejtë kemi frikë se ky mund të mbetet një nga rastet kryesore të pazgjidhura, duke dërguar një mesazh shkatërrues për median dhe peizazhin socio-politik në Mal të Zi, se krimet kundër gazetarëve lejohen të mbeten të pandëshkuara. Prandaj, është thelbësore që shteti i Malit të Zi të ndërmarrë hapa vendimtar drejt drejtësisë pasi familja dhe kolegët e të ndjerit Jovanoviq, si dhe i gjithë publiku, kanë pritur shumë gjatë.

Përveç vrasjes së Jovanoviqit, gjatë dy dekadave të fundit, më shumë se 100 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe pronës së mediave janë regjistruar në Mal të Zi, shumë prej të cilave mbeten të pazbardhura, madje disa kanë arritur parashkrimin. Prandaj, nevojitet veprim më vendimtar nga autoritetet shtetërore malazeze për të garantuar sigurinë e gazetarëve dhe për të zgjidhur këto raste.

Ne u bëjmë thirrje autoriteteve malazeze të ndërmarrin hapa të menjëhershëm dhe konkretë për të adresuar dhe zgjidhur këtë rast më të rëndin në historinë malazeze. Koha për veprim është tani – masat e shpejta dhe vendimtare janë thelbësore për të garantuar drejtësinë dhe për të rivendosur besimin e publikut dhe për të treguar se krimet kundër gazetarëve nuk lejohen.

Nënshkruan:

SafeJournalists Network

Association of Journalists of Kosovo

Association of Journalists of Macedonia

BH Journalists Association

Croatian Journalists’ Association

Independent Journalists Association of Serbia

Trade Union of Media of Montenegro

 

Media Freedom Rapid Response

European Centre for Press and Media Freedom (ECPMF)

European Federation of Journalists (EFJ)

Free Press Unlimited (FPU)

International Press Institute (IPI)

OBC Transeuropa (OBCT)