Gazetarja e televizionit N1 në Serbi, Zaklina Tataloviq është kërcënuar dhe fyer në Twitter nga dy persona gjatë ditëve të fundit. Në mesazhet që ajo ka marrë, ndër të tjera thuhet se duhet varur dhe djegur në gijotinë dhe është quajtur me emra nënçmues. Në mesazhin e dytë, personi që kërcënon shpreson sinqerisht se rusët nuk do të ndalen vetëm te nazistët ukrainas, por do të vijnë për njerëz si gazetarja dhe të tjerë si ajo.
Nga Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (IJAS), thonë se kërcënimet e tilla nuk janë befasuese, duke pasur parasysh klimën që është krijuar ndaj gazetarëve në Serbi për një kohë të gjatë dhe kujtojnë një numër të madh të sulmeve dhe presioneve ndaj gazetarëve. Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, Zheljko Bodroziq, shpjegon: “Kërcënimet dhe fyerjet që ka marrë kolegia jonë Zaklina Tataloviq tregojnë qartë mjedisin armiqësor dhe të rrezikshëm në të cilin punojnë gazetarët profesionistë në Serbi, dhe këto sulme tregojnë gjithashtu se zyrtarët shtetërorë, duke filluar me Presidentin e Republikës, gjeneroni urrejtje dhe bëni shënjestër nga gazetarët, të cilët më pas sulmohen nga individë të fiksuar pas propagandës”.
Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8 mijë e 200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon ashpër kërcënimet ndaj gazetarëve. Rrjeti u bën thirrje institucioneve kompetente në Serbi që të gjejnë, ndjekin penalisht dhe ndëshkojnë përgjegjësit. Në këtë mënyrë, institucionet duhet të dërgojnë një mesazh të qartë se një sjellje e tillë është e papranueshme. Gjithashtu, theksojmë për publikun se kërcënimet që vijnë online janë po aq të rrezikshme sa ato që shqiptohen live dhe se kushdo është përgjegjës për atë që shkruan në rrjete.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët kompetente kombëtare dhe ndërkombëtare për këtë rast.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Shkup – Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Zagreb – Tiranë, 30.03.2023
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të BH
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Mediave të Malit të Zi